Kronikë

Investimet në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, Manastirliu: Përfundoi njësia e re e Kardiokirurgjisë, do kryen rreth 400 operacione në vit

22 Qershor 2021, 19:40| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 19:42

  • Share

Njësija e re e Kardiokirurgjisë do të kryejë rreth 400 opercione në vit. Së bashku me Kryeministrin Rama, ministrja e Shëndetësisë ka vizituar sot spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe bën me dije se spitali i është kthyer normalitetit dhe do të jetë në dispozicion për pacientët.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili i rikthehet normalitetit me dy investime fantastike, që do të zgjerojnë shërbimet me standardet më të larta për qytetarët. Ka përfunduar investimi për ngritjen e Njësisë së re të Kardiokirurgjisë, ku do të kryhen rreth 400 operacione në vit. Laboratori modern, me standarde ndërkombëtare tashmë është në shërbim të pacientëve”, shkruan Manastriliu.


Lajmi kryesor:

Pas përballimit me sukses të situatës me COVID, spitali 'Shefqet Ndroqi' zgjeron shërbimet! Investime ultramoderne në kardiokirurgji dhe laborator analizash


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?