Inxhinieri Gëzim Beqaj: Para viteve ’90 kishte disiplinë, pas ’90-s ka ndërtime edhe pa asistencë inxhinierike

3 Dhjetor 2019, 14:55| Përditesimi: 3 Dhjetor 2019, 18:29

  • Share

Pas tërmetit 6.4 maginitud i shkallës rihter, që përshkroi vendin tonë, përveçse tragjedisë së shkaktuar me 51  jetë të shuara, dëmet materiale janë të mëdha. Qindra banesa janë shpallur të pabanueshme (mbi 130 të shembura), ndërsa mbi 20 pallate do të shemben, rreth 3811 banesa dhe rreth 460 pallate janë dëmtuar rëndë. Për kamerën e “ReportTV” sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë, Gëzim Beqaj, shpjegon sesi e kaluan klasën ndërtimet në vend, duke i kategorizuar në ndërtime të para viteve ’90, edhe të pas viteve ’90.  

“Si e kaluan klasën ndërtimet në Shqipëri? Unë do ta kaloja në dy kategori, para edhe pas viteve ‘90. Të para viteve ‘90 donim më shumë kujdes edhe shërbime. Ndërsa, pas viteve ‘90 ka pas dëmtime, në ato ndërtime që janë bërë pa asistencë inxhinierie apo që janë dëmtuar nga kompanitë e ndërtimi. Kjo që ndodhi është e pafalshme! Kjo tregon se këtu mungon disiplina inxhinierike. Ne nuk kemi një protokoll, një zbatim korrekt në përputhje me normat  e ndërtimit që të gjithë i njohim”. 

Si e gjithë shoqëria shqiptare, edhe në fushën inxhinierike u krijua një vakum, sepse institutet u shkatërruan, ndërsa ndërtues u bënë ata njerëz, që kishin të ardhura.

“Qëkur nisi ne pamë se kush u morr me ndërtimet. Çdo njeri që pati dy pare në xhep nisi të merret me këtë. Sa për qind nga ndërtuesit janë ing. ndërtimi. Ne këtë e shikojmë në çdo qytet, pjesa dërrmuese që menaxhojnë ndërtimet në Shqipëri nuk janë profesionist...”.

Teksa kërkon që disiplinimi i shërbimeve inxhinierike të bëhet sipas standardeve europiane, bën apel që të miratohet sa më parë ligji për Urdhrin Inxhinierik

“Në Shqipëri janë krijuar të gjithë urdhërat, por si ka mundësi që ne nuk kemi krijuar urdhërin inxhinierik. Ky urdhër nuk do t’i lejojë atij që të abuzojë, sepse në problemin teknik vendos inxhinieri. Çfarë ndodh sot? Projektohet edhe në shumicën e rasteve, gjatë zbatimit projekti modifikohet. Urdhëri është një mekanizëm që na mungon. Sot kemi një sistem shqiptar, licencë. S’duhet që të ketë licencë. Inxhinieri i ri duhet të dalë të punojë rreth 5 vite i monitoruar. Sot ne firmosim si inxhinier që të gjithë, por nuk mbajmë përgjegjësi”. 

Inxhinieri pas tërmetit këshillon inxhinierët e rinj, bashkitë që japin leje ndërtimi edhe bën apel që të rregullohet problemet që ekzistojnë në legjislacionin shqiptarë në këtë fushë  

“Këshilla ime është sidomos për ing. të rinj, sepse ka vrenjtje edhe për shkollën tonë. Këshilla është që disiplina e punës të jetë e garantuar. Shikoj në terren kompani ndërtimi që ndryshon ing. çdo tre muaj. Që këtu nis. Ekipet që marrin në dorëzim punimet, kur japin lejen e shfrytëzimit, duhet të kërkojnë edhe të gjithë praktikën. Nuk duhet që t’i lejosh atij që zhvillon një zonë,që financon, që ta zgjedhë projektuesin. Ka konflikt interesi.  Sot në botë ka dy mënyra, ose projektuesi është njëherazi dhe mbikëqyrës punimesh, ose një mbikëqyrës tjetër që është i detyruar që të respektojë atë projekt që ka bërë projektuesi. Shteti duhet që të gjejë palën e tretë, këtë s’duhet ta bëjë ai që financon. Para viteve ’90 s’kishte ndërmarrje ndërtimi pa laborator, sot kemi vetëm disa laborator privat. Por nuk është kjo, së pari, është cilësia e ndërtimeve që shiten në treg.  Për to duhet që të bëhen verifikime. Nëse do të bëhej kjo, nuk do ishim në këtë situatë”.
Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj prej dy vitesh ka udhëhequr grupin e punës, për projektligjin për Urdhërin e Inxhinierit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?