Alain Taho

Sport

Inzaghi afron te Interi portierin e kombëtares shqiptare, në stol kundër Lazios

26 Shkurt, 15:13| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:17

  • Share

Alain Taho ka për ta mbajtur mend mbrëmjen e 25 shkurtit pasi portieri i kombëtares shqiptare U-19 ishte pjesë e ekipit të parë të Interit. 17-vjeçari kuqezi është pjesë e të rinjve të Interit dhe dëmtimi i Sommer ka bërë që Taho të marrë kënaqësinë e të qënit në gatishmëri për ekipin e parë.

Pjesë e të rinjve të Interit prej verës 2023, Taho fillimisht u bashkua me ekipin U-18 dhe verën e 2024 kaloi te ekipi U-20, paçka moshës më të vogël. Aftësitë e tij në katërkëndësh kanë bërë që portieri të aktivizohet 13 ndeshje këtë sezon, të japë siguri në prapavijë dhe të marrë një ftesë në ekipin e parë.

Alain Taho prej vitesh është pjesë e kombëtareve shqiptare të moshave dhe duket se talenti që zotëron mund ta ngjisë në shkallët më të larta të futbollit në Evropë, duke qenë pjesë e një klubi si Inter.

Pritet që Simone Inzaghi t'i besojë sërish djaloshit kuqezi dhe veç stërvitjes me ekipin e parë, ta ketë të gatshëm në stol. Spanjolli Josep Martinez është graduar titullar në portën e Interit pas dëmtimit të Sommer, ndërsa veç Tahos i gatshëm është edhe Alessandro Calligaris.

Alain Taho

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?