Interi pret sot në orën 21:00 Feyenoordin në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Champions League. Paçka se fituan 0-2 ndeshjen e parë në Holandë dhe janë me ‘një këmbë’ në çerekfinale, Simone Inzaghi nuk i beson Feyenoordit.
‘’Jemi krenarë për këtë që po bëjmë, pavarësisht se duhet të luajmë kaq shumë ndeshje. Këta djem ndonjëherë gjejnë energji, për të cilat ne pyesim veten sesi e bëjnë. Jemi të fokusuar te Feyenoord, e cila do të jetë ndeshja e 20-të për ne në vitin 2025.
Fituam 2-0 ndeshjen e parë, por në Champions League duhet kujdes, sepse çdo takim ka kurthet e veta. Sommer do të luajë në portë, ndonëse portieri Martinez ka bërë shumë mirë këto ndeshje”, tha trajneri i Interit, Inzaghi.
Lajmi kryesor:
Rikthehet Champions League, sot mësohen katër çerekfinalistët e parë! Inter dhe Bayern me ‘një këmbë’ në fazën tjetër
S.Dh/ReportTv.al
