Sulmet në Iran

Bota

Irani: 9 të vrarë në një sulm izraelit në veri të vendit, plagosen 33 të tjerë

24 Qershor, 09:12| Përditesimi: 24 Qershor, 09:14

  • Share

1750749174_1d2e4420508111f08c47237c2e4015f5.jpg

Të paktën 9 persona janë vrarë në një sulm izraelit në Iranin verior, raportuan mediat iraniane, duke thënë se sulmi u krye përpara se presidenti i SHBA-së Donald Trump të shpallte armëpushimin.  Të plagosur mbetën 33 të tjerë.

"Katër ndërtesa banimi u shkatërruan plotësisht dhe shumë shtëpi aty pranë u dëmtuan nga shpërthimet" në Astaneh-ye Ashrafiyeh, deklaroi Ali Bagheri, një zyrtar në provincën veriore të Gilanit, në kufi me Detin Kaspik.


Lajmi kryesor:

Zemërimi i Trump ndaj Izraelit dhe Iranit: Armëpushimi u shkel, ata nuk e dinë çfarë po bëjnë! Telefonata e ashpër me Netanyahun: Ndalo


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shkelet armëpushimi Izrael-Iran, mendoni se do përshkallëzohet konflikti?