Irani tha të premten se dialogu me SHBA-në mbi programin bërthamor të Teheranit është "i pakuptimtë" pas sulmit më të madh që kreu ushtaria izraelite.
“Pala tjetër (SHBA-ja) veproi në një mënyrë që e bën dialogun të pakuptimtë. Nuk mund të pretendosh se negocion dhe në të njëjtën kohë të ndash punën duke lejuar regjimin sionist (Izraelin) të shënjestrojë territorin e Iranit”, citoi agjencia e lajmeve Tasnim zëdhënësin e ministrisë së jashtme Esmaeil Baghaei.
Ai tha gjithashtu se Izraeli “ia doli mbanë të ndikonte” në procesin diplomatik dhe se sulmi izraelit nuk do të kishte ndodhur pa lejen e Uashingtonit.
Irani akuzoi SHBA-në se ishin bashkëpunëtor në sulmet e Izraelit, por Uashingtoni i mohoi akuzat teksa i theksoi Teheranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të ishte "e mençur" të negocionte për programin e tij bërthamor.
Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran ishte planifikuar të mbahej të dielën në Muscat, por nuk ishte e qartë nëse do të vazhdonte pas sulmeve izraelite.
Irani mohon se programi i tij i pasurimit të uraniumit ka për qëllime të tjera përveç atyre civile, duke hedhur poshtë akuzat izraelite se po zhvillon fshehurazi armë bërthamore.
Lajmi kryesor:
Valë raketash iraniane mbi Izrael, 1 i vrarë e 14 të plagosur! Avionët e IDF bombardojnë Teheranin! Sulm izraelit edhe në Jemen, shënjestër udhëheqës i rebelëve Houthi (VIDEO+FOTO)
Xh.K/SI.E./ReportTv.al