Pas një vale të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, autoritetet izraelite kanë konfirmuar se disa ndërtesa banimi janë goditur në zonat bregdetare dhe veriore të vendit. Sipas shërbimit zjarrfikës dhe të emergjencës, shpërthimet kanë shkaktuar edhe zjarre në disa prej godinave.
Zëdhënësi i zjarrfikësve izraelitë, Tal Volbovitz, deklaroi se "janë raportuar disa incidente në qendrat e komandës në lidhje me goditje mbi ndërtesa banimi në zona të ndryshme."
Ai shtoi se ekipet e emergjencës po punojnë në terren për të neutralizuar pasojat.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë dhënë një njoftim të ri për qytetarët, duke deklaruar se popullata mund të largohet nga strehimoret, çka sugjeron se rreziku kryesor është zbutur për momentin.
Lajmi kryesor:
Teherani në flakë, goditen depot e naftës! Irani sulmon bazat e furnizimit me karburant të avionëve në Izrael, 8 të vrarë e 200 të plagosur (VIDEO+FOTO)
H.K/ReportTv.al