Ministria e Punëve të Jashtme iraniane

Sulmi kibernetik në Shqipëri, Ministria e Jashtme e Iranit mohon përfshirjen: E pabazë! Komplot i SHBA-ve dhe Izraelit ndaj nesh

7 Shtator 2022, 20:16| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 21:50

  • Share

E pabazuar dhe një komplot kundër republikës Islamike të Iranit, kështu cilësoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë ministrja e jashtme e Iranit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria e Jashtme e Iranit e ka cilësuar një veprim të pamend këtë shkëputje me Iranin.

Pasditen e kësaj të mërkure, ministri i Jashtëm Nasser Ka'nani hodhi poshtë pretendimet  e Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e vendit për të ndërprerë marrëdhëniet politike si një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sa i përket akuzës për sulm kibernetik, ministri i jashtëm e kundërshtoi me argumentin se Irani ka rënë pre dhe ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian.

Pas vendimit të Shqipërisë, i komunikuar nga kreu i qeverisë, reagimet mbështetëse nga Izraeli dhe SHBA janë cilësuar si një fushatë dhe komplot të re kundër Iranit.

‘Deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.’- thuhet në njoftim.

Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për një grup famëkeq terrorist dhe shprehu keqardhjen që Tirana ishte ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme vjen pasi kryeministri Rama deklaroi mëngjesin e kësaj të mërkure prishjen diplomatike me Iranin. Shkëputja e cila shënon prishjen e parë diplomatike me një shtet pas fillimit të demokracisë erdhi si pasojë e një sulmi kibernetik që vendi ynë u prek në muajin korrik të këtij viti. Ky sulm, i cili sipas kryeministrit Rama ishte ‘i orkestruar’ nga Irani dëmtoi shërbimet online dhe faqet zyrtare. Pretendimi i iranianëve për një fushatë apo komplot të ri SHBA-ve dhe Izraelit i referohet disa përplasjeve të njohura si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), të cilat po  zhvillohen midis Iranit dhe fuqive botërore që janë nënshkruese të marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara, të cilat në mënyrë të njëanshme u tërhoqën nga marrëveshja në vitin 2018, po marrin pjesë në bisedime në mënyrë indirekte. JCPOA i dha Iranit lehtësim sanksionesh në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 08/09/2022 07:43

    O Lali ne ate ane qe menjanon Amerika anes tjeter i bie pika mbaje vath ne vesh kete fjali

    Përgjigju
  • Lali: 07/09/2022 20:56

    Kjo dihet kush i organizon pisllëqet në botë por problemi ështëqë përse duhet tu venë mbas politikanët tanë maskarenjve që po shkatërrojnë gjithë botën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?