Urdhëruan sulmin kibernetik, Shqipëria prish marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Rama: Kemi prova! Angazhoi 4 grupe, njëri prej tyre më famëkeqi

7 Shtator 2022, 11:44| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 23:06

  • Share

TIRANË- Shqipëria prish marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Kryeministri Edi Rama ka bënë me dije se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, gjë që nga ndikuar në marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet, teksa iu është dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve. Pas ultimatumit, ambasada iraniane në vendin tonë ka nisur përgatitjet për t'u larguar

Kreu i qeverisë në një videomesazh nga Kryeministria tha se pas hetimeve të bëra në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, është arritur në përfundimin se Irani ka angazhuar 4 grupe për sulmin kibernetik, ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar.

“Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron”, tha Rama.

Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, që duhet të largohen nga vendi ynë brenda 24 orëve të fundit, teksa për këtë masë ekstreme, siç e ka quajtur Rama, janë vënë në dijeni edhe aleatët strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike të Shqipërisë. U deshën disa orë që ministria e Iranit të kishte një deklaratë zyrtare ndaj prishjes së marrëdhëniëve diplomatike me vendin tonë për akuza, të cilat i cilëson si të pabaza. 

Sa i përket sulmit kibernetik, kryeministri tha se dëmet janë të vogla, ndërsa sistemet u rivunë në punë dhe nuk u zhduk asnjë e dhënë.

"Lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t'i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur.’- tha Rama.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në ambasadën e Iranit, janë 72 diplomatë. Në periudhën e demokracisë, ky është rasti i parë që Shqipëria prish marrëdhëniet diplomatike me një shtet tjetër, ndërkohë që edhe në 2018, Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Ky vendim drastik erdhi pas sulmit kibernetik që iu bë Shqipërisë përgjatë muajit korrik ku të gjitha shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht. Shërbimet u kthyen në funksion të plotë pas katër javësh

Që sulmi kibernetik që mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik ishte vepër e Iranit e deklaroi një muaj më parë edhe 'Mandiant' një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike. Në një raport të saj kompania shprehu një ‘besim të matur’ se sulmuesit kishin vepruar në mbështetje të përpjekjeve të Teheranit kundër disidentëve, bazuar në disa faktorë: koha, përmbajtja e publikuar në një kanal të medias sociale që përdoret për të marrë përgjegjësinë mbi sulme të kësaj natyre dhe ngjashmëritë me kodin e programit me virus, i cili është përdorur prej kohësh për të goditur folës në gjuhën farsi dhe arabisht.

Ora 21:04
VIDEO/ Rama u la 24 orë afat për t'u larguar nga Shqipëria, trupa diplomatike e Iranit bëhet gati, djegin dokumente në ambasadë, e pranishme dhe policia

Menjëherë, sapo kryeministri Edi Rama u kërkoi diplomatëve iranianë që të lënë Shqipërinë pasi u konfirmua se ata fshihen pas sulmit kibernatik ndaj portaleve qeveritare shqiptare, punonjësit e ambasadës së Iranit në Tiranë kanë nisur zhvendosjen. Report Tv mëson se ambasada ka nisur përgatitjet për t’u larguar pas ultimatumit të Ramës që pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike të lënë vendin tonë brenda 24 orëve. Trupit diplomatik iranian i janë dashur shumë pak orë për të përgatitur plaçkat për t’u larguar.

Report Tv mëson se para largimit, ata kanë djegur edhe disa dokumente, përmbajtja e të cilave nuk dihet ende. Në pamjet e filmuara nga Report Tv vihet re prezencë e madhe policie, me synimin që zhvendosja e diplomatëve të kalojë pa incidente.

Irani zyrtar mohoi se fshihet pas sulmeve kibernetike në Shqipëri ndërsa përmes një deklarate tha se shkëputja e marrëdhënieve diplomatike është një veprim i pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se reagimi i menjëhershëm i SHBA-së është dëshmi e një komploti dhe fushate të re kundër Iranit, teksa thotë se Tirana është ndikuar nga një grup terrorist famëkeq i strehuar në Shqipëri, duke iu referuar muxhahedinëve.

Ora 13:18
Sot u prish raporti diplomatik/ Pse marrëdhëniet Shqipëri-Iran kanë qenë të acaruara ndër vite

 

Prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA, ka mirëpritur në 6 vitet e fundit rreth 3 mijë anëtarë të kësaj organizate.

Zhvendosja e tyre në Shqipëri, nga bazat amerikane në Irak, ku u rrezikohej jeta nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane, është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare. Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, teksa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar më herët strehimin e muxhahedinëve si "një risk që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare” duke lënë të kuptohet strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve. Ai ka deklaruar aso kohe që Shqipëria i ka strehuar disidentët iranianë "në funksion të aleancës strategjike dhe të padiskutueshme me SHBA”.

Në muajin korrik të këtij viti, Ambasada e SHBA-së dha paralajmërim për një akt të mundshëm terrorist në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ku për mikrofonin e Report Tv, muxhahedinët thanë se tentativa ishte i organizuar nga regjimi iranian.

Ora 12:30
Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, Ministrja e Jashtme: Sulmi ishte i paprovokuar! Jemi konsultuar me aleatët për vendimin

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se vendimi për të shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin ishte drastik pasi sulmi ishte i paprovokuar. Xhaçka tha se Shqipëria është konsultuar me aleatët e NATO-s si dhe partnerët Europiane.

‘Shqipëria ka ndërprerë sot marrëdhëniet diplomatik me Republikën Isalmike të Iranit si një kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik që ndodhi në korrik. Ishte një sulm i paprovokuar pa asnjë shkak kundër një vendi anëtar të NATO-s si dhe kandidat në BE. Ky përbën një hap drastik, por për fat të keq agresivitetin i sulmit dhe faktin që ky sulm ishte i paprovokuar nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër. Jemi konsultuar me aleatët në NATO si partnerët Evropiane. U kemi kërkuar mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë dhe për të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë.’- tha Xhaçka.

Takimi në Tiranë i ministres Olta Xhaçka me ministrin holandez  Wopke Hoeska e kaloi vëmendjen nga integrimi, tek sulmi kibenertik i Iranit ndaj Shqipërisë. Për ministrin holandez, rreziqet kibernetike kërkojnë një rezistencë të përbashkët.

“Dëshiroj të shpeh solidaritetin tim ndaj qeverisë dhe popullit shqiptar, lidhur me sulmet kibernetike, këto veprime janë totalisht të papranueshme pasi fokusohen tek infrastruktura dhe sistemet kritike të Shqipërisë. Të punojmë së bashku në kuadër të NATO-s dhe BE-së për të përmirësuar rezistencën tonë, për t’ju shmangur dhe për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike”, tha Hoeska.  

Ora 12:05
Sulmi kibernetik, Rama: I gjithë stafi i ambasadës së Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria

 

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria i ka dërguar notë zyrtarë ambasadës së Iranit dhe i ka kërkuar largimin brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfire edhe personelin e sigurisë. 

‘Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfire edhe personelin e sigurisë. 

Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, është në proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.

Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t'i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur.’- tha Rama.

Ora 12:01
Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama: Kemi prova të pakundërshtueshme! Angazhoi 4 grupe, njëri prej tyre më famëkeqi

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje lidhur me autorët e sulmit kibernetik të shërbimeve online.

"Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim. 

Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron. 

Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë", tha Rama. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 08/09/2022 04:23

    Epo shyqyr. Hetimet paskan mbaruar. Armikun e perzume. Domosdo ska nevoje per ndonje pune prokurorie.

    Përgjigju
  • Iris: 08/09/2022 01:38

    Besoj se Rama perpara se te marre vendime te ngjashme heren tjeter duhet t'a kete parasysh se sulme te tilla behen nga shume vende,ka per t'u allnuar me te gjithe dhe sa here qe sulmojne?!Sa per shqipot qe mendojne se ketu eshte Amerika ne mes,duhet t'ju kujtojme qe cdo vendim ne fund eshte i joni e vetem i joni. S.d.q.ne rastin konkret,shihemi prape ne kohe me te mira!

    Përgjigju
  • Memeci: 08/09/2022 00:15

    Me ne fund! Pas shume e shume perpjekjesh, dhe "refuzime" te Rames, ja qe dhe Inglizi iu ribashkua amerikanit si qemoti me punet e 49-53 dhe ktheu syte dhe mendjen nga Tirana. Per cfare? Per ish "dashurine" ose kolonine e vjeter- Iranin. Ne nje muaj: Berisha non grata, prezantime filmash, emigracioni shqiptar apo prralla me qeros, deri tek financimi i Rites. Jo shaka. Tirana jone heroike tashme me Superamen e ka vendin tek Marvel Studios. Na sulmoi armiku, i cili vertet sna beri deme sic dhe u tha. Po kujt ja beri se. Tani do i vije fundi Iranit...

    Përgjigju
  • A. N.: 07/09/2022 21:46

    Meqenese ne si shtet nuk jemi ne gjendje te dallojme nje bloger apo turist nga nje agjent apo spiun nuk arrij te kuptoj se si kemi arritur te dallojme qe sulmi kibernetik vjen nga dora e qeverise iraniane dhe jo nga ndonje hacker qe ka perdorur proxy me ip iraniane.

    Përgjigju
    • Eri: 08/09/2022 00:16

      Tallesh apo si. Thuaj ishalla nuk e ndryshojne neser llafin dhe ja kpusin Pakistanit. Leri te gezojne loje spiunash meqe vete anglezi i ka vene gjoksin kesaj pune.

  • €%^&: 07/09/2022 21:23

    E mara e zotit kishte me ken me I largu prej Tirane tana ambasadat arabe e me u marr me perendimin e me kthy kryt nga Evropa se ajo na duhet ne bashke me SHBA.

    Përgjigju
    • Soni: 07/09/2022 23:31

      C'lidhje kane arabet me perset????

    • Alb.8: 07/09/2022 23:26

      Boll mir ke fol o shqipe

  • jani: 07/09/2022 20:06

    mos dil vete per cdo gje o rama,,,sot duhej te nxirrje ministren e jashtme xhacka per te bere njoftimin...mire do ishte te kishe pyetur popullin....jane gjera me zazar keto....

    Përgjigju
  • Tirona: 07/09/2022 19:11

    Sa vrk je bo për zotin. Me tall rikan je por ça ti bosh që ke ra ti në krye të venit e po na ço grop o hale rob.Ti Rame ske byç me dal pa lejen e atyne që tkan ndor. E di vet ti o mjekër Ismail. Na çave rakun mandati 3 mandati 3 ça rakun ke bo?? Përveçse je pjes e telenoves tallje raku me shqiptart as gjo tjetër ske bo. Aaaa se desh harrova:hudhe ca fishekzjarre para nja ca vitesh se na rrejte u hapën negociatat. O lebo kur tbohet zaho maxhoren atëhere noshta kemi hy në EU ne.

    Përgjigju
  • poli: 07/09/2022 18:51

    duhej te kishe bere referendum per prishjen e maredhenieve me iranin...u bere nje me saliun....

    Përgjigju
  • top channel: 07/09/2022 18:45

    TE NA E BEJE HALLALL IRANI,,,NE AS NUK KEMI LIDHJE,,E AS NUK E DIME SE KU BIE IRANI,,,,NUK KEMI AS LIDHJE EKONOMIKE E AS LIDHJE KULTURORE......ATA IRANIANE NE MANEZ,,,NA I PRUNE KETU,,,NUK I MOREM NE,,,,,,NE I PRESIM TE GJITHE,,,,SIC PRITEM DHE REFUGJATET NGA AFGANISTANI,,,,JEMI VETEM VEND TRAMPOLINE,,,ASKUSH NUK DO TE QENDROJE KETU,,,JEMI NJE VEND I VARFER....

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/09/2022 16:47

    Këtë Vendôme e ka marrë SHBA e jo ti o Edvin shkjau shqipfolës. Ti je ai që u dole në mbrojtje agjentët rus se kinse na qenkan ”turist” , tani më shet prralla për Iranin…! Sa për ty ata të futen në Surrel kur të duan . Ti e futen Serbin dhe Rusin mbrenda o tradhigimtar i pështirë iEnverist .

    Përgjigju
  • turi: 07/09/2022 16:28

    mos u nxito o rama ,,,,,nuk ta ka fajin irani...ta ka fajin,,,koka,,,nuk ke pse pret grupe disidentesh....iraniane,,,kot na se koti....

    Përgjigju
  • Ujku i Cerrikut: 07/09/2022 15:46

    Te debohet edhe ambasada ruse sepse eshte shume me e rrezikshme se ajo iraniane

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 07/09/2022 15:15

    Dihet moj mis Gjallica,dihet. Ti jo e jo,po as kryesociopatit sja mban menderja kryeministrore pa u keshilluar me Departamentin e Shtetit.

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 07/09/2022 14:13

    Shqiperia eshte koloni e SHBA-ve. E ka fajin Uashingtoni qe i kerkoi ndihme Shqiperise me strehimin e opozitareve iranian. Amerika n’a futi ne konflikt me nje vend te rrezikshem si Irani. (Te themi te verteten, Shqiperia i ka mjaft borxhe SHBA-se dhe strehimi i iranianeve eshte nje gjest fare i vogel krahasuar me ndihmen qe ka marre. Per shembull, nderhyrja ushtarake dhe clirimi i Kosoves ishte ndere qe nuk shlyhet lehte sepse alternativa do ishte nje lufte shqiptaro-serbe qe do i kushtonte Shqiperise ndoshta mbi 100’000 jete njerezish dhe nje rrenim ekonomik total. Nder tjeter eshte mbeshtetja e SHBA-ve per reformen ne drejtesi, perfshi ketu ekspertize, fonde prej miliona dollare, dhe mbeshtetje politike per te ndryshuar kushtetuten. Pa ate ndihme do ishte ende i mbushur sistemi me gjykatesit dhe prokuroret KCK te Sali barbarit. Edhe kjo nje super mbeshtetje. Por rraca e ndyre turkoshqiptare s’eshte e afte te gjykoj mbi ceshtje kaq te lehta per t’u kuptuar dhe shume te rendesishme per t’u vleresuar. Ndaj, ju shoket e mi helen, mos pushoni se sulmuari aleancen shqiptaro-amerikane. Se per ndryshe u’a nderpres supen!) efharisto

    Përgjigju
    • Alb: 07/09/2022 15:27

      Amerika eshte dashuri unike vlla i dashur tjeter se ne shikojme dhe mendojme zi per faj te politikaneve tane qe na kane nxire shpirtin dhe mendjen

    • Spartan: 07/09/2022 14:34

      Çfare malli pin ti vllai?

  • Urani: 07/09/2022 13:52

    Si ceshtje duhet te shkoj sa me pare ne gjykate dhe te merren masa shum te rrepta per keto shtete

    Përgjigju
  • Ylli: 07/09/2022 13:51

    Me ju ne krye z.rama do i mundim te gjith keta kundershtar qe na dalin rruges

    Përgjigju
    • Santino: 07/09/2022 15:18

      O yll ha gjize,ha! Jo barë ortoj.

    • pola: 07/09/2022 15:02

      edhe me veprat e partise do pusbtojme imperializmin rus, keshtu na meson nena amerike

    • Agjenti: 07/09/2022 14:58

      Ik ha sufllaqe

  • Lali: 07/09/2022 13:50

    Dua të shikoj nëse amerika i rregullon marëdhëniet me Iranin se cfarë do të vëjnë këta sahanlëpirësat tanë ? Falë vendeve perëndimore po futemi në një epokë varfërie ekstreme po uroj që ta provojnë dhe këto të fundit cdo të thotë fukarallak

    Përgjigju
  • linda: 07/09/2022 13:50

    duke punuar fort keni arritur qe ti beni ball cdo gjeje

    Përgjigju
  • Teo: 07/09/2022 13:49

    Keni marr vendim mjaft te mire dhe keto marrdhenie duhet te prishen menjehere

    Përgjigju
  • silva: 07/09/2022 13:49

    vendim shume te mire i dha rama shtetit te iranit per ate qe na beri

    Përgjigju
    • Agjenti: 07/09/2022 14:59

      Ke fakte? Apo vl foli njeri dhe oburra

  • ina: 07/09/2022 13:48

    qeveria jone po merr masat e duhura ne lidhje me cdo sulm qe po behet

    Përgjigju
  • Pano: 07/09/2022 13:47

    Reagim i menjehershem ashtu si duhet ne nje shtet demokratik dhe qe mbron qytetaret e vet

    Përgjigju
  • Joni: 07/09/2022 13:45

    Me keto shtete qe ndikojne per keq ne zhvillimin e Shqiperise nuk duhet te mbajme marredhenie diplomatike

    Përgjigju
  • Miri: 07/09/2022 13:44

    Jam i sigurt se eshte nje vendim i duhur kundrejt shtetit te Iranit

    Përgjigju
  • Joni: 07/09/2022 13:44

    Vendim shume i drejte perzimi i Iraneve nga vendi yne,pas demit qe donin te na benin po sja arriten dot

    Përgjigju
  • Eda: 07/09/2022 13:38

    Shume mire bete qe i prishet marredheniet me Iranin sepse nuk e meritonin ti mbanim afer pas demit qe donin te na benin po se arriten dot fale kryeministrit tone

    Përgjigju
  • Emi: 07/09/2022 13:36

    Ishalla nuk perseritet me dhe Rama mori nje vendim mjaft te mire duke i debuar nga vendi yne

    Përgjigju
  • Luan: 07/09/2022 13:30

    Flet rrufeja duhet zbatuar e nese nuk zbatohet te merren masa te tjera

    Përgjigju
  • Klei: 07/09/2022 13:30

    Tashme e dim qe qeveria eshte shume e pergatitur per ti ber ball te tilla sulmeve, te cilat do marrin denimin e merituar

    Përgjigju
  • Mirjon: 07/09/2022 13:28

    Fal punes se qeverise u arrit te parandalohej ky sulm dhe do te marrin denimin e duhur

    Përgjigju
  • Ermir: 07/09/2022 13:27

    Zgjidhja me e mire eshte shkeputja e marrdhenieve me iranin, pasi ky sulm i demshem per ne ishte i patolerueshem

    Përgjigju
  • Leo: 07/09/2022 13:25

    Rraca e poshter , ti varesh ne litar si klysha minjsh jane

    Përgjigju
  • Shqip: 07/09/2022 13:19

    Arabet terrorizmin dhe krimet i kane ne gjak

    Përgjigju
    • Koli: 07/09/2022 13:50

      Injoranca jote lene per te deshiruar... Iranianet nuk jan Arab por Pers...te fala Kacifasit

  • Isi: 07/09/2022 12:47

    Shpetuam per nje fije qe nuk paten mundesi te na mernin te dhenat

    Përgjigju
  • Tedi: 07/09/2022 12:47

    Irani sna e do te miren e kjo dihet pasi mbeshtet vendet lindore te cilat sna e duan aspak te miren

    Përgjigju
  • Tea: 07/09/2022 12:46

    Do na kishin fikur te na mernin te dhenat tona me vjen mir qe u kap shpejt si situat

    Përgjigju
  • Klei: 07/09/2022 12:46

    Vendi duhet te mari masa sa me te rrepta per kete ngjarje dhe shpresoj mos te perseritet m

    Përgjigju
  • Pronari tokës: 07/09/2022 12:46

    E taksirat e ke o "Noltmadhënia" juj a na jep leje tbojm nai kullë aty te ish ambasada iraniane ose nai lokal . Apo mos vallë ja ke premtu Sandrit e Samir Manes siç i ke premtu ndërtimin e kullave aty mas Kryeministrisë."T 'rujt zoti o mret "

    Përgjigju
  • Rea: 07/09/2022 12:46

    Te drejt keni me kete vendim ,pasi do te na kishin prishur vertet shum pune

    Përgjigju
  • Eno: 07/09/2022 12:45

    Skemi ce duam miqesin me shtete te tilla qe sna e duan te miren

    Përgjigju
  • agron: 07/09/2022 12:42

    nderprerja e marredhenieve me iranin ishte nje mase e nevojshme per mendimin tim

    Përgjigju
  • miri: 07/09/2022 12:41

    shyqyr ishin te pergatitur qe i bene balle ketij sulmi

    Përgjigju
  • besmir: 07/09/2022 12:41

    vendim mese i nevojshem pas atij sulmi te padrejte qe na bene

    Përgjigju
  • Mondi: 07/09/2022 12:38

    Jemi treguar te shkathet dhe e kuptuam shume shpejt kete vjedhje qe po na behej dhe ju dham vendimine duhur ketyre hajdutave

    Përgjigju
  • Jorgo: 07/09/2022 12:37

    Te shporren nga shqiperia sa me pare keta plehra se nuk kane asnje vend per te qendruar ketu

    Përgjigju
  • Tesa: 07/09/2022 12:35

    Sa plera qenkan treguar mir jua beri qe i perzuri

    Përgjigju
  • fifi: 07/09/2022 12:35

    grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritarjan nje demtim i madh per komunitetin tone

    Përgjigju
  • qamil: 07/09/2022 12:33

    vendim i duhur pasi kishte shume probleme ne lidhjen me shperndarjen e informacjoneve

    Përgjigju
  • Elsa: 07/09/2022 12:28

    Vendim me se i duhur ky sepse ishye dem mjaft i madh

    Përgjigju
  • Soni: 07/09/2022 12:27

    Sa mir jua ka ber plerave qe na ben gjith kte dem

    Përgjigju
  • TYTA TOPIT: 07/09/2022 12:24

    O Beni hecën vet po me kë të bëhet Edi me Sërbin e Salmutit. Po mos të ishte kjo USA ti sot sekzistoje si shtet o Ben pyka. Fal ksaj Amerike ekziston. A e njef historin e vëndit tënd ? ? ? Apo je analfabet ? Je ushtar7 salhe bajgës.

    Përgjigju
  • Spiropali: 07/09/2022 12:18

    Po sikur kishte prova që e ka bërë Saliu.

    Përgjigju
  • Beni: 07/09/2022 12:09

    Kur je bushtra e amerikes nuk kërkon prova apo të mendosh ppr do të bësh ato që të detyrojnë ata të bësh, përderisa idiotëve u pëlqen të jen koloni mjafton që të hemi “ aleat “ me vendin më” demokratik “ në botë

    Përgjigju
  • Agjenti: 07/09/2022 12:03

    Si ja con noten verbale Iranit kur e deklaruat publikisht qe nuk e dinit origjinen e sulmit. Hajde shtet rrumpalle hajde

    Përgjigju
    • Torino: 07/09/2022 13:36

      O shoku agjent!Mos e perdor kete nick se ofendon profesionin e nderuar te atyre qe e kane MERITUAR duke i sherbyer ATDHEUT(pavarsisht nga periudha e rethanat)!Sa per nderprerjen e mardhenieve diplomatike ka nje rregull neper bote(po ndofta s'eshte rasti yt).Te paralajmeroj(largimi i ambasadorit)dhe ne rast perseritje te them stop.Po cfare ti besh-Edvinit tani do ti duhet te korrigjoje pjesmarrjen ne ligen arabe qe na cuditi te madh e te voge!

    • artan: 07/09/2022 12:32

      po lexo o derebardhe lexo! ndoshta kupton me mire

    • Populli: 07/09/2022 12:21

      Si AGJENT që je,duhet t'a dish mirë,që nuk mund të bësh akuzë pa përfunduar hetimi.Pasi hetimi i kryer nga agjensitë e specializuara ndërkombëtare zbuloi origjinën e sulmit,masa e marrë ishte mëse e drejtë dhe e domosdoshme.

    • Hahahah: 07/09/2022 12:13

      Po prandaj je agjent ti...aq te kap truni vogel. U deklarua kur ndodhi...sot pas hetimeve rezulton se vjen nga Irani. Lodhe pak trunin...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?