Agron Gjekmarkaj

Politikë

Ironia e Gjekmarkajt: S’po na jepni mundësinë të rrëfejmë cilin zabel kaloi Taulanti! Zhupa: Hapni debatin për integrimin

30 Shtator, 10:25| Përditesimi: 30 Shtator, 10:27

  • Share

1759138902_agrongjekmarkaj.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, me ironi dhe satirë i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i kërkuar rikthimin e debatit në parlament.

Gjekmarkaj thotë se parlamenti është kthyer nga qeveria në një sallë lajmërimesh. Ndër të tjera ai thotë se deputetëve u është mohuar e drejta fjalës për të folur gjithashtu dhe për integrimin e Shqipërisë në BE dhe se Peleshi që prej marrjes së detyrës, nuk a drejtuar asnjë debat politik në Kuvend.

“Ju mbase nuk e dini por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli tek fjala dhe fjala bëri ndryshimin e madh tek njeri i andertalit, qesh Ulsi se nuk e di, i duket habi po nejse! Në mesjetë dënimi më i madh ishte kur gjuhën ja vendosnin në tryezë dhe e mberthenin me gozhdë. Sepse fjala prishte shumë punë!

Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, se si të mos flasim! E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajmërimesh, si kasnec!

Flasim vetëm për procesverbale e njoftime asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!

Tani ju keni shpall këtë moton “Shqipëria 2030 në Europë”! Bukur shumë, përballë ka disa kalorës të rrugëtimit Europin!

Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulanti, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin ha fjeti Toni rrugës për në Europë! Pra kalorësit po udhëtojnë nëpër natë!

Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit!

Ju vetë si kryetar nuk po kaloni një ditë në atë karrige duke drejtuar debat politik!

Por drama më e madhe e juaj do të jetë se do harroni të flisni. Kur të ktheheni tek njerëzit do jeni si njerëzit e lashtë, do ktheheni tek tingulli! Qesh Ulsiu i duket qyfyre!

Do harroni si mijëra vjet më parë që tingullin ta përktheni në fjalë”, tha Gjekmarkaj.

Në të njëjtën linjë me Gjekmarkajn ka qenë dhe fjala e demokrates Ina Zhupa, e cila ka kërkuar që në Kuvend të hapet një debat për diskutimin e çështjes së integrimit në BE.

“Unë nuk arrij dot ta kuptoj se keni ngritur një propagandë për integrimin, sot ju bllokoni debatin. E pakuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve bosh. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do duhet të mbroni veten dhe kryeministrin”, tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

S'ka debat për programin e qeverisë, Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD! Balla: Ejani sipas rregullores! Bardhi: Duan Kuvend 'memec'


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?