Politikë

Ironia e Spahiut/ 180 shtete po ankohen tek Trump: Pse për inat të SPAK bllokove dollarët e gjithë botës?

30 Janar, 21:32| Përditesimi: 30 Janar, 22:45

  • Share

TIRANË - Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' urdhrin e Trump për ngrirjen e fondeve të huaja që jep SHBA. Këtu përfshihet edhe Shqipëria, teksa debati është ndezur si do vijojë puna e SPAK, tani me tërheqjen e fondeve të SHBA-së.

Spahiu ironizoi me këtë debat duke thënë për Marsela Karapançon se gjithë vendet e botës ku janë ndërprerë fondet amerikane janë ankuar te Trump pse i ka bllokuar financimet për inat të SPAK-ut.

'180 shteteve i janë bllokuar fondet amerikane. 179 janë ankuar te Trump, për inatin e SPAK pse na bllokon dhe ne. Për çdo injorant i bëj 2 pyetje, Trump bllokoi botën për shkak të SPAK, apo bllokoi SPAK për shkak të gjithë planetit. Janë bllokuar 64 mld euro në gjithë planetin, në 180 shtete. Shqipëria llogaritet në vendet e fundit. Buxheti për Shqipërinë është 30 e ca milionë. Vendet kryesore që e kanë nxitur presidentin Trump që të bëjë pezullimin nuk lidhen me Shqipërinë. Lidhet me vendet që marrin miliarda euro.

Për Spahiu, presidenti i SHBA bëri mirë që bllokoi këto fonde, pasi miliona para shkojnë për gjëra që nuk i hyjnë në punë taksapaguesve amerikanë.

'Si një parti republikane kanë interes të forcojnë ekonominë e vendit të tyre. Shqipëria është e 11-ta në rajon, ka një pikë ujë në oqeanin e ndihmave që SHBA japin në gjithë botën. SPAK në një det të madh me para, i ka 100% nga taksapaguesit shqiptarë. Taksapaguesit amerikanë paguajnë zero për SPAK. janë ndihmë në konferenca, paguhet bileta. Nëse rikthehen fondet, qoftë dhe 1% do kthehen për SPAK. SHIK, prokuroria, gjykata konsiderohen partnere, kundër terrorizmit, korrupsionit. Janë prioritete të SHBA. I mbajnë për interesa të tyre. Pse i duhet taksapaguesit amerikanë të paguajnë për basketbollin në Shqipëri', thotë Spahiu.

Ora 22:23
Spahiu: Nëse dështon SPAK përfiton qeveria që ka 1000 të proceduar dhe jo opozita që ka një Berishë të lirë

Kreshnik Spahiu është i mendimit se nga bllokimi i fondeve amerikane për Shqipërinë do të përfitonte Partia Socialiste dhe mazhoranca, pasi numri i të proceduarve nga radhët e tyre është shumë më i madh se ai i PD-së së Berishës apo opozitës në tërësi.

Për Marsela Karapançon në 'Frontline', juristi shton se Berisha dhe Rama do bëhen bashkë për të mos votuar në parlament zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.

'Ndjej keqardhje këto dy ditë, që populli unë realisht i percepton gabim ose manipulohet më lehtë se popujt në Ballkan. Me aktin e dekretit të pezullimit të fondeve janë pezulluar dhe fondet e gjykatës speciale në Hagë. Asaj gjykate që po gjykon liderët e UÇK-së. Ky vendim favorizon ndjeshëm liderët e UÇK-së. Askush nuk spekulon që ky vendim po liron Thaçin apo Veselin. As ata që përfitojnë as ata që dëmtohen nuk po spekulojnë. Kurse në Shqipëri, ku SPAK është shumë periferi, manipulohet drejtpërdrejtë. Nëse ka një parti që do festonte nga bllokimi i fondeve amerikane do ishte PS.

Për herë të parë në historinë e zgjedhje një qeveri shkon me një opozitë ekstra që është SPAK. Gjysma janë o në burg, o në arrati.  Ata që gëzohen më shumë ose dëshirojnë më shumë mbylljen e SPAK janë Partia Socialiste. Ajo foto në mëngjes, sa 1 mijë fjalë, aleanca dhe qeveria teknike. Sot qeveria teknike, ishte aleanca anti SPAK. mandati i prokurorëve te SPAK nuk do zgjatet. Amerikanët nuk janë donatorët më të mëdhenj në Shqipëri. Shtetet europiane kanë jo dhjetë herë por me dhjetëra herë fonde amerikane. Mbështetja amerikane matet me influencë diplomatike. Po të kapi vesh matet me miliarda euro, 11 fjalë. Amerikanët e ushtrojnë forcën me influencë.'

Ora 21:49
Spahiu: Pse duhet paguajnë amerikanët, për fusha basketbolli në Shqipëri? Trump bëri mirë që bllokoi

1738270219_spahiu.jpg

Kreshnik Spahiu komentoi bllokimin që Donald Trump i bëri fondeve amerikane për vendet e huaja.

Për Spahiu, presidenti i SHBA bëri mirë që bllokoi këto fonde, pasi miliona para shkojnë për gjëra që nuk i hyjnë në punë taksapaguesve amerikanë.

'SPAK në një det të madh me para, i ka 100% nga taksapaguesit shqiptarë. Taksapaguesit amerikanë paguajnë zero për SPAK. janë ndihmë në konferenca, paguhet bileta. Nëse rikthehen fondet, qoftë dhe 1% do kthehen për SPAK. SHIK, prokuroria, gjykata konsiderohen partnere, kundër terrorizmit, korrupsionit. Janë prioritete të SHBA. I mbajnë për interesa të tyre. Pse i duhet taksapaguesit amerikanë të paguajnë për basketbollin në Shqipëri', tha Spahiu.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?