Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton protestën e opozitës në Tiranë, ku një grusht militantësh bllokuan 5 kryqëzime kryesore. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Spahiu ironizon opozitën duke thënë se “a do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?”.
Spahiu shprehet se nuk i korrespondon vendi i protestës me qëllimin, pasi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit para Bashkisë së Tiranës.
“Mendoj që ka disa objektiva, afatshkurtër dhe afatgjatë. Afatshkurtër, një protestë e ka realizimin e sensibilizimit të opinion publik. Arritja finale duket nga vazhdimësia, e dyta a do kemi qeveri teknike, e treta a do i rriten votat në zgjedhjet e majit nga këto protesta, apo do i rrudhen, mbetet koha për t’u parë se kush do jetë impakti i këtyre protestave. Jam pro protestave, mendoj se protesta e sotme nuk kishte probleme serioze të një dhune që të jenë kate të cilat mund të hapen faqet e para te gazetave të huaja ku Shqipëria të jetë me bomba molotov. Mendoj se për aq sa është bërë, jam nga ata që i konsideroj normale se ne fund protestë është, nuk është festë”, tha Spahiu.
Juristi Spahiu thotë se PD është shumë e dobët krahasuar me periudhën kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 me një diferencë prej 1 milion votash.
"Partia e 2025 është në konflikt me SHBA, ka liderët në hetim, s’ka koalicion dhe është e përçarë mes vetes, ka probleme me median dhe çështje të pushtetit", vijoi Spahiu.
Duke analizuar protestat e fundit, Spahiu theksoi se ato janë shumë më të dobëta krahasuar me ato të organizuara nga PD kur drejtohej nga Lulzim Basha.
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se PD nuk i imponon dot kryeministrit Edi Rama qeveri teknike. I ftuar në Report Tv, teksa komenton protestën e opozitës, Spahiu thotë qeveria teknike e 2017, me 10 ministra të emëruar nga Partia Demokratike, nuk e ndihmoi këtë forcë politike të përmirësonte pozicionin e saj, por përkundrazi çoi në një humbje edhe më të thellë në zgjedhje.
“Nuk ka rrugë për të çuar drejt qeverisë teknike, politikisht është vetëm dhuratë. Ramën nuk e kanë vënë në presion që ti dorëzohet PD. Se edhe protesta është kur mbaron orari zyrtar. Nuk ka një mbështetje të fortë popullore që të ndodhë. Ajo që i mungon është fryma popullore, fryma e rinisë. PD është një parti e studentëve, a e mbështesin sot studentët PD. Problemi më i madh i PD është humbja e bastioneve, humbi Tropojën, Shkodrën, Kamzën, Lezhën. Humbi elitat politike, qytetet kryesore që e krijuan këtë parti dhe thelbi kryesor ka humbu rininë. PD ndryshe nga partitë e reja, është e pakrahasueshme, është ndërtuar si një parti që ka mision rotacionin politik dhe marrjen e pushtetit. Nëse PD humb 1 herë, 2 herë, apo 4, është e paaftë të vijë në pushtet, ka humbur misionin themelor, rotacionin që të vijë në pushtet. Ka dalë nga misioni dhe i sjell dëm demokracisë se po mban këtë tjetrin në pushtet. Rrethanat nuk do të çojnë në ndërtimin e një qeveri teknike”, tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv analizoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si disa herë më të dobët krahasuar me periudhën kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 me një diferencë prej 1 milion votash.
Në një deklaratë për Report TV, Spahiu theksoi se PD ka kaluar nga një forcë politike me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe arritje historike, në një parti të përçarë, në konflikt me aleatët ndërkombëtarë dhe të izoluar politikisht.
"Opozita dhe PD është 5 muaj para zgjedhjeve, ajo parti i ka takuar dhe i takon Berishës. Me gjendjen e PD, 5 muaj para zgjedhjeve të 2021 dhe 5 muaj para zgjedhjeve të 2027 e 2013, duke iu referuar 3 palë zgjedhjeve që kjo parti ka humbur. PD para zgjedhjeve 2013, 2017 dhe 2021 ka qenë më e fortë se PD e vitit 2025 e 11 majit. PD e 2013 ishte një parti që kishte mbështetje të fuqishme të SHBA, kishte koalicion më të gjerë, me një sërë suksesesh për heqjen e vizave etj, bashkoi Shqipërinë me Kosovën me rrugën e kombit dhe humbi me 1 mln vota. Partia e 2025 është në konflikt me SHBA, ka liderët në hetim, s’ka koalicion dhe është e përçarë mes vetes, ka probleme me median dhe çështje të pushtetit. Ka një sërë aspektesh negative. Partia e 2017 e nënshtroi Ramën për qeveri teknike dhe zhvilloi protesta të forta, protestat e Bashës kanë qenë disa herë më masive, konsekuente, afatgjata, kanë pas më mbështetje,. Në çdo aspekt janë më të forta se këto të sotmet. Sot kanë qenë në çdo shesh të Tiranës vetëm diku nuk kanë shkuar, para kryeministrisë.
Nëse duam të kujtojmë se çdo ndodhë në 2025, nuk duhet të shohim strategjinë e Ramës por Berishës. Berisha është një lider i lexueshëm. Çdo lider futet për fitore, por çdo lider dhe sidomos Berisha me eksperiencë 34-vjeçare e di po aq sa ne rezultatin e zgjedhjeve me plus minus po aq sa ne. Berish apo ndërto një parti për në opozitë, nëse do ndërtonte parti për fitore, Rithemelimi duhej të ishte hapja e partisë një opozitë e re, një koalicion i ri. Çfarë ndodh sot, sa tiranas kishte në protestë. A po arrin të ndërtohet revoltë popullore apo është protestë strukturash partiake", tha Spahiu.
Sa i takon protestave të thirrura nga Partia Demokratike, juristi Kreshnik Spahiu ngre pyetjen se përse ka 4 muaj që nuk protestohet para Kryeministrisë? I ftuar në Report Tv, Spahiu shprehet se nuk i korrespondon vendi i protestës me qëllimin, pasi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit para Bashkisë së Tiranës.
"Ka 6 muaj që kërkohet qeveri teknike, janë mbi 200 protesta, të gjitha para bashkisë asnjë para krye. Kërkohet bashki teknike, apo qeveri teknike. Duhet të protestojmë të dyert e Ramës nëse kërkohet largimi. Është krejt normale dhe ky duhet të jetë qëllimi, por nuk më funksionin vendi me objektivin, ka diçka që nuk shkon, të gjitha kanë rrjedhur që kur PD bëri marrëveshjen me PD për lista e mbyllura amnistinë, dhënia e vulës. Ka një teatër që këta i largohen dyerve të kryeministrisë", tha Spahiu për Report Tv.
Harron Kresha se sa merrte me Bamirin per nje emerim ne gjykate apo prokuri te Tiranes
Përgjigju