Politikë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

23 Dhjetor, 23:01| Përditesimi: 23 Dhjetor, 23:02

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se PD nuk i imponon dot kryeministrit Edi Rama qeveri teknike. I ftuar në Report Tv, teksa komenton protestën e opozitës, Spahiu thotë qeveria teknike e 2017, me 10 ministra të emëruar nga Partia Demokratike, nuk e ndihmoi këtë forcë politike të përmirësonte pozicionin e saj, por përkundrazi çoi në një humbje edhe më të thellë në zgjedhje.

“Nuk ka rrugë për të çuar drejt qeverisë teknike, politikisht është vetëm dhuratë. Ramën nuk e kanë vënë në presion që ti dorëzohet PD. Se edhe protesta është kur mbaron orari zyrtar. Nuk ka një mbështetje të fortë popullore që të ndodhë. Ajo që i mungon është fryma popullore, fryma e rinisë. PD është një parti e studentëve, a e mbështesin sot studentët PD. Problemi më i madh i PD është humbja e bastioneve, humbi Tropojën, Shkodrën, Kamzën, Lezhën. Humbi elitat politike, qytetet kryesore që e krijuan këtë parti dhe thelbi kryesor ka humbu rininë. PD ndryshe nga partitë e reja, është e pakrahasueshme, është ndërtuar si një parti që ka mision rotacionin politik dhe marrjen e pushtetit. Nëse PD humb 1 herë, 2 herë, apo 4, është e paaftë të vijë në pushtet, ka humbur misionin themelor, rotacionin që të vijë në pushtet. Ka dalë nga misioni dhe i sjell dëm demokracisë se po mban këtë tjetrin në pushtet. Rrethanat nuk do të çojnë në ndërtimin e një qeveri teknike”, tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?