Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar kontratën prej 6 milionë dollarë me SHBA.
Ai tha se Berisha në 4 vjet pagoi 4 avokatët e shkëlqyer të Francës, Anglis, Amerikës dhe se hoqi dot non gratën, s'mund ta heq me lobim.
‘Fonacione nga jashtë nuk mund të financiojë një subjekt në Shqipëri, dhe ligji ka vendosur kufizime të cilat Berisha duhet që ti respektojë sepse i ka votuar vet. Berisha është i paqartë sa herë që flet për këtë dhe e bënë më shumë lëmsh. Berisha nuk tha sa janë paguar dhe kush i ka paguar. Referuar kontratës janë 3 patriotë, ai nuk tregoi emrat e patriotëve. Berisha tha se nuk ka lidhje me zgjedhjet dhe është lidhur në emër të aleancës Shqipëria Madhështore që është krijuar për fushatë elektorale. Ka vite që paguan avokat nga Franca, Anglia dhe Amerika dhe nga ana tjetër thotë s’ka lidhje me non gratën’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se janë 4 kryetarë partish po hetohen për blerjen e aksesit në SHBA me miliona dollarë.
Ai tha se Berisha nuk është i pari që ka lobuar në SHBA.
‘Berisha i është afruar zemrës së Uashingtonit aq sa i është afruar zemrës së Parisit. Berisha nuk është shpallur si lider i opozitës non grata sepse në atë kohë ka qenë Basha. Historia është që sot provohen arsyet pse Berisha u kthye në krye të PD.
Sanksionet e Amerikës nuk kanë qenë kundër liderit të opozitës, por kanë tentuar që liderit të opozitës t’ja çlirojnë duart nga vendimmarrja e Berishës, djegia e mandateve vinte pasi Berisha kishte ndikim në PD. Berisha pse se ngriti padinë në Uashington dhe e bëri në Paris?
Bëri një kontratë si individë, ndërsa tani merr opozitën dhe partitë e aleancës Shqipëria Madhështore e i përdor për qëllimet e tij. Ne sot kemi 4 lidër partish që kanë lobuar, e ka bërë Rama me foto, Meta, Basha dhe sot e bënë Berisha, s’është i pari ai’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur pikëpyetje mbi burimin dhe ligjshmërinë e fondeve që Partia Demokratike po përdorur kur ka 12 vite në opozitë.
Ai vuri në dukje se kontrata e lobimit të PD në SHBA, përbën një shkelje të barazisë në garën zgjedhore.
‘A është i barabartë Arlind Qorri me PD që pagun 6 milionë dollarë dhe sjell avokatin e Trump që të bëjë fushatë. Sepse kemi edhe një kontratë me La Civita. PD dhe Berisha kanë miratuar dispozitat e kodit zgjedhor dhe si pasojë e pabarazisë që ndodhte në zgjedhje vite më parë dhe ka qenë PD iniciatore e kësaj. Kufizimet janë të qarta në ligj dhe i ka votuar vet Berisha donacioni është i paligjshme nëse i kalon 1 mln euro. PD ka 12 vite në opozitë, paguan 12 milionë dollarë për 2 avokatë', tha ai.
Komente
