Politikë

Ironia e Spahiut: Ndërtuan në Theth mbi premtimin e Ramës! Po sikur të kishte fituar Berisha?

14 Korrik, 21:29| Përditesimi: 14 Korrik, 23:04

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv.

Spahiu ironizoi duke thënë se banorët ndërtuan në Theth me premtimin e Ramës se do ti legalizonte, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë do të kishin bërë nëse do të fitonte zgjedhjet Berisha.

'Nëse ata kanë ndërtuar dhe kanë shpresuar se do ti legalizonte Rama, kjo është e gabuar. Ça do të thoshin ata nëse Rama nuk do të vinte në pushtet, do nxirrnin atë videon ku i kishte premtuar. Ndërtimet e paligjshme janë vepra penale në Shqipëri, por unë nuk dua të flas nëse kemi të bëjmë me vepër penale. Por ndërtimi pa leje nuk parashkrohet, nuk mund ti thuash shtetit pse nuk ma prishe muajin e parë por ma prishe pas një viti.

Nëse unë nga Tirana shkojë në Theth dhe ja marr pronën e atij që e ka pronën e gjyshit dhe ndërtojë një bujtinë dhe i them shtetit të legalizohet a është normale. Pra kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri nuk e kanë blerë tek pronar. Në Shqipëri kanë dal edhe në det kanë thënë jam pronar sikur ka qenë gjyshi delfinë', tha ai. 

Ora 22:49
Spahiu: Projekti i qeverisë për rritjen e taksave për shtëpitë e dyta, do shtrenjtojë qiratë për qytetarët

 

Juristi Kreshnik Spahiu teksa u ndal tek rritja e taksave për shtëpitë e dyta, ai tha se kjo do të rrisë qirat e banesave.

‘Kroacia që është një nga perlat e Europës janë gjysmë milioni qe janë larguar sepse e gjithë vija bregdetare është bërë e pajetueshme sepse është për turizëm elitar edhe Shqipëria do të bëhet për një pjesë të shqiptarëve si është bërë jugu. Por edhe çmimi i banesave do të rrihet. Në Spanjë edhe disa vende të tjera kanë ndaluar blerjen e shtetasve të huaj të pasurive të paluajtshme dhe nëse kjo s’do të frenohet do të vijë një moment që shqiptarët nuk do të blejnë dot më një banesë.

Rritja e taksës për shtëpitë e dyta dhe thonë se do ti detyrojë pronarët që ti shesin ato, por kjo do të rris qiranë. Ata që kanë mundësi që ta paguajnë 500 mijë, paguajnë edhe 1 mln, por do ja vendosin në faturë atyre që do ja japin me qira. Do të vij një moment që bukuritë që na ka fal zoti po i shkatërrojmë me politikën e gabuar. Dhe po ta vësh re pa kaluar tek evazioni fiskal, kush të jep faturë tatimore në bregdet, asnjëri. Këta jo territorin e kanë jashtë kontrollit por edhe biznesin e kanë jashtë kontrollit', tha ai. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • NIKU: 14/07/2025 21:50

    do ishe duke share Saliun se pse nuk po i prishte, se i besuan rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?