Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Repolitix’, mbrëmjen e sotme u shpreh se Partia Demokratike ka 20 vjet që nuk ndryshon listat e deputetëve dhe aleatëve.
Ai tha se Berisha, do të rrëzojë qeverinë me listat e ish-kreut të PD Lulzim Basha.
'Xhaketat e vjetra qëndrojnë të sigurt në lista dhe nuk prodhojnë më shumë vota figurat e reja e kanë më të vështirë. Dy gjera janë të sigurta vdekja dhe Tritani deputet ose figura të tjera që dihen që do kryesojnë listat ajo është skema që ka zgjedhur por mua më duket si një skemë humbëse, sepse Berisha nuk po bënë procesin e 2015. Ai erdhi me figura me imazh të ri dhe me sloganin me duart të pastra përballë një qeverie të korruptuar të Fatos Nanos, kurse sot i ke me dosje penale. PD nuk ka ndryshuar listat. Ai ka hequr vetëm emrin e Bashës, ai merr listën e Bashës dhe me atë do të rrëzojë Ramën’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Gjykimet e Veliajt, Metës dhe të tjerëve duhet bëhen me dyer të hapura për publikun dhe mediat
S.B/r.k./ReportTv.al
