Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Repolitix’ shtyrjen e seancës për ditën e nesërme në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas tij, gjykimi për Veliajn po ashtu edhe për të tjerëve duhet bëhen me dyer të hapura për publikun dhe mediat.
‘Shtyrja është normale sepse ka marr shumë orë shqyrtimi i çështjes. Për çështjen e Veliajt, Metës apo edhe të tjera edhe atë të Berishës do doja që procesi të ishte me dyer të hapura. Duhet që të ishte çdo gjë me dyer të hapura dhe interesi i popullit është për të parë pse zyrtarët e lartë janë në bankën e të akuzuarve. Gjyqtari është profesionistë dhe është magjistrat dhe ka qenë nga më të mirët. E njoh për disa parime sociale. Nëse merr vendimin për ta lënë në burg e ka konsideruar se ka prova të mjaftueshme për ta lënë edhe nëse e ndryshon ai do të ketë shqyrtuar dhe rrethanat e reja që mund të jenë krijuar’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, u shpreh se dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS hoqën numërimin elektronik.
Ai tha se piopulli është ai që voton, por votat numërohen nga Berisha Meta dhe Rama.
'PS është parti e vjetër, kjo garë dhe kjo konkurencë prodhon më shumë vota ata janë rrësht me partinë, nuk ka asnjë shenjë që të krijojnë përpaljse në PS. Po PD dhe PS hoqën numërimin elektronik. Këtu populli është ai që voton ndërsa numërohen nga Rama Berisha dhe Meta. Ti do shikosh që partitë e reja, ditën që shpallen listat sepse dëmtohen nga listat e mbyllura sepse skanë mundësi që ti granatojnë figurave që garatojnë vota një mandat të sigurt', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Repolitix’, mbrëmjen e sotme u shpreh se Partia Demokratike ka 20 vjet që nuk ndryshon listat e deputetëve dhe aleatëve.
Ai tha se Berisha, do të rrëzojë qeverinë me listat e ish-kreut të PD Lulzim Basha.
'Xhaketat e vjetra qëndrojnë të sigurt në lista dhe nuk prodhojnë më shumë vota figurat e reja e kanë më të vështirë. Dy gjera janë të sigurta vdekja dhe Tritani deputet ose figura të tjera që dihen që do kryesojnë listat ajo është skema që ka zgjedhur por mua më duket si një skemë humbëse, sepse Berisha nuk po bënë procesin e 2015. Ai erdhi me figura me imazh të ri dhe me sloganin me duart të pastra përballë një qeverie të korruptuar të Fatos Nanos, kurse sot i ke me dosje penale. PD nuk ka ndryshuar listat. Ai ka hequr vetëm emrin e Bashës, ai merr listën e Bashës dhe me atë do të rrëzojë Ramën’, tha ai.
Komente
