Ironia e Spiropalit: Fronti i ri opozitar? Ata janë 'UTOPIA'...

13 Qershor 2022, 18:59| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 19:27

  • Share

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha mbrëmjen e së hënës se gjuha e përdoru nga Sali Berisha e ka ‘ndotur’ ambientin e Parlamentit.

Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Spiropali shtoi se Partia Socialiste nuk ka ndërmend t’i përgjigjet Berishës dhe mbështetësve të tij me të njëjtën gjuhë pasi aleancën ajo e ka me publikun.

“Opozita është në një situatë të vështirë dhe katandisje që ka filluar të ndikojë edhe aromën në Parlament. Po të shihni është gjuha tipike e Sali Berishës që ka infektuar edhe plot të tjerë. Me njerëz që nuk kanë dalë nga emancipimi i ulët politik e ke gjithmonë e më të vështirë e të komunikosh. Por ne kemi parasysh që përballë së pari kemi publikun. Nuk do të ketë asnjë shans që Partia Socialiste të transformohet në atë nivel në skenën politike apo në qeverisje” – tha ajo.

Spiropali ironizoi edhe shpalljen e frontit të ri opozitar nga Sali Berisha. Në ‘Kontrast’ ministrja deklaroi se ky front mund të kishte shumë mirë disa emra që përkojnë me sjelljen e PD dhe LSI.

"Mund t’i sugjeronim Aleanca e Gjirit të Lalzit apo Aleanca e Sovranistëve Shqiptarë. Sepse kanë shpallur sovranitetin ndaj partnerëve amerikanë, edhe pse atyre u kemi borxh ekzistencën e dy shteteve shqiptare që kemi sot. Unë e shoh frontin e ri opozitar si ‘utopia’ (Ushtria e turpit të opozitarëve pa ide pa atdhe)” – tha Spiropali.

E pyetur për ndryshime të mundshme në qeveri, ministrja u shpreh se ekipi aktual është në formë. Sipas Elisa Spiropalit, Partia Socialiste është e gatshme në çdo moment që të formojë një kabinet të suksesshëm qeveritar, fal burimeve njerëzore që ka.

“Unë i shoh ministrat në formë. Qeverinë e shoh të motivuar, Kryeministrin dhe ekipin. Pastaj ne jemi lojtarë që kur japim shenja lodhjeje vjen dikush tjetër në cabinet. Partia Socialiste i ka të gjitha kapacitetet për të formuar në çdo moment një qeveri shumë të mirë” – tha Spiropali në panelin e ‘Kontrast’ me gazetarët Lorenc Vangjeli e Denis Minga.


Lajmi kryesor:

Spiropali në ‘Kontrast’: Si u zgjodh Bajram Begaj mes 26 emrave! Meta do të shohë modelin e Presidentit që s’u bë dot kurrë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?