TIRANË- Ajo që e dallon Partinë Socialiste është fakti se ajo nuk negocion në kurriz të interesit kombëtar. Kështu u shpreh sot në emisionin ‘Kontrast’ ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali. Ajo tha në panelin me gazetarët Lorenc Vangjeli e Denis Minga se PS do të preferonte një opozitë të fortë përballë dhe që nuk punon kundër vendit.
“Edi Rama është një lidër fitues në PS dhe tashmë ka një mandate të tretë. Pikërisht prej frymës organizative dhe ideve të socialistëve, sot kemi këtë arritje historike. Ne jemi sot një parti e fortë, konkurruese dhe e pakonkurrueshme në Shqipëri. Ne nuk e shohim katandisjen e opozitës si një gur në dorën tonë. Ne do donim një opozitë me qëllime të qarta dhe atdhetare. Nuk na shërben as ne që për arsye të tyre të brendshme të dëmtojnë imazhin e vendit nga mëngjesi në darkë duke akuzuar kundërshtarin si tradhtar, apo këlysh e të tjera. Kjo nuk kërkon veç fantazi, por shumë ligëri. Për herë të parë shohim edhe pretenca të qarta kundër partnerëve tanë, kryesisht ndaj SHBA-ve. Kemi një non-grata në anë tjetër dhe hijet e së shkuarës nuk mund të marrin peng të ardhmen” – tha Spiropali për Report TV.
Në studion e ‘Kontrast’ ajo komentoi edhe zgjedhjen e Bajram Begajt në krye të Shtetit. Sipas Elisa Spiropalit, Begaj do të vazhdojë t’i japë shumë Republikës. Ajo komentoi edhe rolin e Sali Berishës në proces.
“Në Kryesinë e PS ishte epilogu, por procesi ishte i gjatë. Begaj ishte një nga emrat e propozuar nga deputetët socialistë. Kishim një listë me emra politikë, dhe një listë tjetër me 26 emra të tjerë ku ishte zoti Begaj. Ne i dhamë të gjitha mundësitë opozitës që të vinte me emra konkretë kandidatësh, jo me letra correspondence. Pra ia dhamë mundësitë dhe në asnjë moment nuk e shfrytëzuan. Për të mos thënë se më shpejt dolën nga procesi sesa hynë. Por siç duket opozita u ndikua nga gogoli që i qëndronte përballë dhe që i akuzonte si tradhtarë grupin e zotit Alibeaj. Fjalë që ne i kemi dëgjuar prej 31 vitesh” – tha ministrja Elisa Spiropali.
Duke komentuar firmën e Ilir Metës për Begajn, Spiropali e vlerëson atë si aktin e duhur dhe logjik të ngjarjes.
“Meta e ka firmosur emrëimin e zotit Begaj dhe nuk kishte pse të mos e ç’dekretonte. Në modelin e zotit Begaj, zoti Meta do të shohë atë që duhet të kishte qenë, por fatkeqësisht nuk u bë kurrë” – tha ajo.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha mbrëmjen e së hënës se gjuha e përdoru nga Sali Berisha e ka ‘ndotur’ ambientin e Parlamentit.
Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Spiropali shtoi se Partia Socialiste nuk ka ndërmend t’i përgjigjet Berishës dhe mbështetësve të tij me të njëjtën gjuhë pasi aleancën ajo e ka me publikun.
“Opozita është në një situatë të vështirë dhe katandisje që ka filluar të ndikojë edhe aromën në Parlament. Po të shihni është gjuha tipike e Sali Berishës që ka infektuar edhe plot të tjerë. Me njerëz që nuk kanë dalë nga emancipimi i ulët politik e ke gjithmonë e më të vështirë e të komunikosh. Por ne kemi parasysh që përballë së pari kemi publikun. Nuk do të ketë asnjë shans që Partia Socialiste të transformohet në atë nivel në skenën politike apo në qeverisje” – tha ajo.
Spiropali ironizoi edhe shpalljen e frontit të ri opozitar nga Sali Berisha. Në ‘Kontrast’ ministrja deklaroi se ky front mund të kishte shumë mirë disa emra që përkojnë me sjelljen e PD dhe LSI.
"Mund t’i sugjeronim Aleanca e Gjirit të Lalzit apo Aleanca e Sovranistëve Shqiptarë. Sepse kanë shpallur sovranitetin ndaj partnerëve amerikanë, edhe pse atyre u kemi borxh ekzistencën e dy shteteve shqiptare që kemi sot. Unë e shoh frontin e ri opozitar si ‘utopia’ (Ushtria e turpit të opozitarëve pa ide pa atdhe)” – tha Spiropali.
E pyetur për ndryshime të mundshme në qeveri, ministrja u shpreh se ekipi aktual është në formë. Sipas Elisa Spiropalit, Partia Socialiste është e gatshme në çdo moment që të formojë një kabinet të suksesshëm qeveritar, fal burimeve njerëzore që ka.
“Unë i shoh ministrat në formë. Qeverinë e shoh të motivuar, Kryeministrin dhe ekipin. Pastaj ne jemi lojtarë që kur japim shenja lodhjeje vjen dikush tjetër në cabinet. Partia Socialiste i ka të gjitha kapacitetet për të formuar në çdo moment një qeveri shumë të mirë” – tha Spiropali në panelin e ‘Kontrast’ me gazetarët Lorenc Vangjeli e Denis Minga.
O Elisa Spiropali ti ke të drejt për Salhe bajgën. Por dhe ti s'qëndron më lart se Salheu se sëbashku pa përjashtim e keni rjepur ktë kodosh populli. Sa ky popull ka mar aratin mga mëmëdhwu tyre. Se ja keni nxir jetën ju politikanët hajdut. Harëm buka e Shqipris.
PërgjigjuNormal qe jep mand tani se nga doganat do mbahesh mend per 5 miljon eurot qe grabite vitin e pare te mandatit te pare ne rastin e pare qe tu krijua mundesia. Tani fol kaluar se Salarjoni eshte ok dhe ti more ate qe meritove. Poshte komunistat
Përgjigju