Politikë

Ish- kreu i KQZ Kume: Nëse Kushtetuesja vendos pro Veliajt para datës 9, bien zgjedhjet

2 Tetor, 22:57| Përditesimi: 2 Tetor, 23:15

  • Share

Për ish- kreun e KQZ, Kristaq Kume, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendos pro Erion Veliajt para datës 9 nëntor, datë të cilën Begaj e dekretoi për zgjedhjet e pjesshme, sipas Kumes nuk mund të bëhen më zgjedhjet në Tiranë. 

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se nëse vendimi do të jetë pas datës 9 Veliaj nuk mund të kthehet dot më në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

‘Do zbatohet dekreti i presidentit edhe për Tiranën dhe për 5 bashki të tjera, por problemi që diskutohet nuk është ky, a duhet që të kemi një të zgjedhur apo një të komanduar nga një që se ushtron dot detyrën. Por ajo që është objekt diskutimi është se ndërprerja e një mandati parashikohet në disa ligje jo vetëm në një. Nëse vendimi i GJK do të jetë pro Veliajt para datës 9 nuk bëhen zgjedhjet. Nëse është pro Veliajt dhe vendimi del pas datës 9, detyrën e kryetarit do ta realizoj i zgjedhuri nga zgjedhjet, Veliaj nuk mund të kthehet dot më në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës’, tha ai.  


Lajmi kryesor:

Begaj shpalli zgjedhje në Tiranë/ Karanxha: GJK të shprehet! Meçe: Presidenti shkeli Kushtetutën! Faik Basha: Bashkia ka nevojë për kryetar


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?