Politikë

Ish presidenti kroat pro "Ballkanit të Hapur": Siguron lëvizjen e lirë! Kosova e Serbia të bashkëpunojnë

23 Shtator 2022, 10:33| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 14:16

  • Share

Ish-Presidenti kroat Stipe Mesiç gjatë një vizite në Vlorë ka deklaruar se nisma Open Balkan i shërben paqes, ndaj Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë. Ai gjithashtu foli dhe për luftën në Ukrainë, duke theksuar se çështja me Rusinë duhet të zgjidhet me marrëveshje në OKB.

Bashkëpunimi rritet me hapjen e kufijve. Kështu deklaroi ish-Presidenti kroat Stjepan Mesiç gjatë një vizite në Prefekturën e Vlorës. Si njohës i mirë i politikës në Rajon, Mesiç vlerësoi nismën Balkani i Hapur.

"Kosova është vetëm çështje teknike për Serbinë, sepse shteti i Kosovës është fakt tashmë dhe s'mund të ketë ndryshime. Nëse vendet hapin kufijtë e tyre, atëherë do të thotë që qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm dhe kështu rritet më tepër bashkëpunimi duke bërë që të kemi paqe në Rajon”, tha Mesiç.

Sa i përket integrimit të Shqipërisë dhe shteteve të tjera aspirante, Mesiç tha se Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë procedurat e anëtarësimit.

Ndërsa i pyetur për rekrutimet ushtarake të paralajmëruara nga Putin, Mesiç tha se Europa është e detyruar të bashkëpunojë me Rusinë për të vendosur paqen.

"Europa nuk mundet te beje pa Rusinë dhe anasjelltas ndaj janë te detyruar te bashkëpunojnë. Dua të theksoj se kjo luftë nuk duhet të kishte nisur. Problemi duhet të ishte zgjidhur me marrëveshja diplomatike në OKB. Koston e luftës po e paguan populli ukrainas, ndërsa koston e sanksioneve po e paguajnë qytetarët europiane", tha Mesiç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?