Ish presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, njëkohëisht nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, ka sulmuar Zelenskyn për deklaratat e tij ndaj Kremlinit. Në një reagim të bërë Medvedev duke e krahasuar Zelensky-n me Hitlerin tha se edhe presidenti ukrainas njëjtë si ai do të kryejë vetëvrasje para se të kapet nga forcat ruse.
"Zelensky, u uroi vdekjen të gjithë banorëve të Kremlinit. Dhe jo nga dora e tij. Ne nuk e dimë se si do të vdesë dikush, sepse rrugët e Zotit janë misterioze. Por drogaxhiu i Kievit ka një shans për të vdekur nga dora e tij. Të vetëvritet ashtu si Hilteri”- thuhet në deklaratën e Medvedev të shpërndarë në rrjetin e tij Telegram.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Prigozhin: Forcat e rregullta ruse po braktisin Bakhmutin! Britania e Madhe: Na hidhëroi mungesa e Zelensky-t në Eurovision
B.V/ReportTv.al