Ish sulmuesi i Kombëtares Altin Rrakli foli në Report Tv pak orë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku tha se sot lojtarët kuq e zi duhet të japin maksimumin për fitoren, pasi sipas tij, skuadra kundërshtare nuk klasifikohet si një ekip i pathyeshëm. Gjithashtu, ai parashikoi se Armando Broja mund të shënojë gol.
“E përgjithshmja është se sot ne duhet të rrezikojmë, duhet të rrezikojmë, duhet të provojmë ta sulmojmë ekipin kundërshtar, nuk jemi përballë një ekipi elite që është i vështirë që t’i gjesh hapësira dhe kur i sulmon të të kapë në kundrasulm, nuk kemi të bëjmë me këtë lloj ekipi. Kemi të bëjmë me një ekip fizik të fortë, që vrapon shumë, që luftën shumë, fizikun e ka armën e vet… Unë mendoj sot ne si skuadër, si gjithmonë duhet të jemi komplekse dhe kur të sulmojmë duhet të sulmojmë me guxim, duhet të jemi më të guximshëm sot, duhet ta provojmë të fitojmë ndeshjen”,- tha Rrakli.
“Të gjithë lojtarët tanë e meritojnë të shënojnë kundër Serbisë. Ekipi i ka të gjithë lojtarët për ekipin, nuk i ka të veçantë, nuk jemi në tenis. Unë kam një rezultat që e kam thënë qysh në fillim para një jave… se kush e bën golin ta bëjë kush të dojë, rëndësi ka ta bëjmë. Kam një përshtypje që Broja e bën një gol sot”,- shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Rey Manaj s'bëhet dot 'mbret', gabon penalltinë në 'Arenën Kombëtare'! Shqipëria barazon 0-0 kundër Serbisë në Tiranë
K.M/E.H/ReportTv.al
