Politikë

Ish-blloku do kthehet në zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset! Goditje edhe parkimit të dyfishtë

24 Shkurt, 15:08| Përditesimi: 24 Shkurt, 19:41

  • Share

TIRANË - “Tirana Walk 2021” është projekti më i ri për kryeqytetin e së nesërmes, që parashikon kthimin e ish-Bllokut, në zonë këmbësore, duke krijuar një tjetër hapësirë të ridizajnuar urbane, që bën protagonistë qytetarët dhe jo automjetet.

Projekti i prezantuar sot, në mjediset e vilës 31, në praninë e Kryeministrit Rama, është bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës me rrjetin botëror “WALK 21”, i cili promovon aktivitetin e ecjes dhe mbështet të drejtën e qytetarëve për të ecur në një mjedis të sigurt dhe mikpritës, duke inkurajuar një mënyrë jetese më të pastër, më të sigurt dhe më të shëndetshme.

Rama u shpreh se me kthimin e ish-Bllokut në pedonale ofrohet një mundësi më e madhe për të kaluar kohë në një ambient të pastër dhe të sigurt, pa shqetësimin e trafikut.

“Duhet ti shmangemi idesë që për ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët, Kjo nuk është e vërtete, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigja. Kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë nga ku banorët, distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera', tha Rama.

Në lidhje me parkimin e dyfishtë, Rama e përmendi atë si një element që duhet të eliminohet për të lehtësuar trafikun dhe për të krijuar mundësi më të mira për qarkullimin e makinave dhe njerëzve.

Ai gjithashtu theksoi se zgjerimi i rrugëve nuk është gjithmonë zgjidhja për uljen e trafikut, duke e krahasuar me projektin e Lungomaren në Vlorë, ku një rrugë më e ngushtë ka pasur sukses në krijimin e një hapësire më të kënd.

'Do ju sjell rastin e Vlorës ku u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belg sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin doni një rrugë shumë më të gjerë. Faktikisht rruga në Lungomare funksionon më së miri. Fakti që shkohet më shumë në këmbë sesa makinë, fluksi i njerëzve është shumë më i madh dhe natyrisht ajo çka u tha këtu është qasja e duhur që duhet një kohë informimi dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë. Duhet të mendojmë më shumë hapësira për parkimin nëntokësor. Hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor.”-u shpreh kryeministri Rama.

Projekti i referohet tre rrugëve kryesore të bllokut, Rrugës “Ismail Qemali”, rrugës “Pjetër Bogdani” dhe rrugës “Brigada 8”. Ai gjithashtu është i aplikuar në kryqëzimet e këtyre rrugëve dhe rrugës “Sami Frashëri”, si dhe përfshin disa rifinitura të rrugës “Vaso Pasha”. 

Më konkretisht, rrugët “Brigada VIII” dhe “Pjeter Bogdani” do të çlirohen nga rreshti i parkimit, i cili do t’i shtohet hapësirës së trotuarit, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të rehatshëm për këmbësorët. Zgjerimi i trotuareve do të lehtësojë qarkullimin, do të përmirësojë aksesin për të gjithë dhe do të krijojë mundësi për më shumë hapësira publike.  

Ndërsa Rruga “Ismail Qemali”, duke qenë një rrugë kryesore, do të ketë një korsi biçikletash dhe vetëm një rresht parkimi. Për shkak të rëndësisë së saj është parashikuar parkim vetëm nga njëra anë, duke ruajtur një balancë mes aksesit të mjeteve dhe përparësisë për këmbësorët dhe çiklistët.

Po ashtu, përpara institucioneve arsimore do të realizohen sheshe të sigurta, të cilat do të mundësojnë akses më të lehtë dhe më të sigurt për fëmijët, duke reduktuar rreziqet nga trafiku dhe duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për prindërit dhe nxënësit.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/02/2025 03:46

    Ne rradhe te pare dua te pergezoj redaksine e /SHQIPTARJA/qe perdor ne titull /zone kembesore/ dhe jo /pedonale/!Vertet perdoret nga Rama pak me poshte,por shpresojme qe dhe ky t'i kthehet perdorimit te shqipes.Se dyti,ideja per t'a kthyer Bllokun ne zone kembesore,me duket shume ide e mire.Gjithashtu me pelqen dhe propozimi i /BENIT/ketu me poshte per bulevardin /Deshmoret e Kombit/,por me nja dy ndryshime te vogla:te premten vetem mbasdite pas ores 6,por vetem ne pranvere e vere,kurse te shtunen e te dielen,te jete 24 ore vetem gjate pranvere e veres,kurse ne vjeshte e dimer me orar te kufizuar.Ne keto zona kembesoresh te lejohen vetem autobuzet e bicikletat ne cdo kohe.

    Përgjigju
  • beni: 24/02/2025 22:18

    PEDONALE DUHET BERE DHE RRUGA MYSLYM SHYRI GJITHE JAVEN,,,,,KURSE BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT VETEM TE PREMTE-SHTUNE -DIELE PAS ORES 6 MBASDITE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?