Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu kërkon nga qeveria që të shpallë gjendjen e emergjencës pas situatës së rëndë dhe masave ekstreme për koronavisurin në Itali, por edhe në Greqi. Shehu, jep pesë arsyet se përse Shqipëria duhet të marrë këtë vendim ekstrem, ndërsa kërkon që Presidenti Ilir Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
"Shqiperia duhet te shpalle sot gjendjen e emergjences per Koronavirusin. Kjo gjykoj se eshte e domosdoshme duke u bazuar se pari ne gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe:
1- Ne ecurine e kesaj epidemie ne Itali, ku tashme ka dale nga “Zona e kuqe” duke marre dimensione te medha ne te gjithe territorin, me nje mortalitet te larte reth 4,4%, vend me te cilin neve kemi shkembime te gjera dhe qe ka implementuar masa energjike.
2- Duke u bazuar ne rritjen shume te shpejte te rasteve te infektuara ne Greqi, masave te emergjences qe sot pritet te shpalle dhe ai vend, me te cilin ne gjithashtu kemi shkembime te medha.
3- Ne rastet e diagnostikuara se fundmi dhe ne vendet e tjera te Rajonit.
4-Ne te dhenat e pergjitheshme per karakteristikat e ketij virusi e rreziqet qe paraqet ai.
5- Ne dobesite e medha te sistemit tone shendetesor, gje qe manifestohet si ne nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues.
Pavaresisht se zyrtarishit ne “nuk kemi” akoma asnje rast te deklaruar, ne keto kushte duhet shpallur gjendja e emergjences se pari per periudhen prej sot deri me 16 mars, praktike kjo e aplikuar edhe nga shtete te tjera te zhvilluara.
Ne terresi masat duhet te jene te nivelit te atyre te aplikuara ne Itali si shtet per jashte “Zones se saj te Kuqe”, per te cilen sot hyri ne fuqi nje rregjim tjeter shume me i forte.
Keshtu keto duhet te perfshijne me transparence vendime organizative, permiresime urgjente te sistemit shendetesor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim te te gjitha resurseve njerezore e materiale, mbyllje te shkollave, aktiviteteve sportive dhe te ngjashme perfshi diten e sotme, etj.
Eshte e domosdoshme qe dhe Presidenti i Republikes te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare me drejtim shendetesor.
Ne keto situata duhet vepruar sa me shpejt, sepse te vazhdosh te luash rolin e “trimit” te pa pergjegjshem, mund te rrezikosh rende qytetaret" shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi/ Sugjerimi i MSH: Të vetëkarantinohen personat që vijnë nga zonat e prekura! PD: Të shpallet emergjenca, Meta të mbledhë 'Sigurinë'
/b.ha./ReportTv.al