Jurgis Çyrbja dhe makina e policisë me të cilën u transportua

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

20 Tetor, 23:40| Përditesimi: 20 Tetor, 23:50

  • Share

1729457355_jurgisyrbja.jpg

Jurgis Çyrbja dhe makina e policisë me të cilën u transportua

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja, i arrestuar me 3 akuza të rënda nga SPAK mbrëmjen e sotme (20 Tetor), ka lënë qelitë e Policisë së Durrësit dhe u vendos në bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku do i nënshtrohet procedurave të tjera hetimore.

Ish-ligjvënësi socialist akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës dhe komunikime në platformën e koduar SKY ECC. GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” ndaj tij. I arrestuar është edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të ish-deputetit, po për të njëjtën dosje penale.

Meqë hetimet kryhen nga ana e SPAK, edhe ish-deputeti është transferuar drejt Tiranës, ku do i nënshtrohet hetimeve të tjera dhe marrjes në pyetje. Po kështu do dalë për masë sigurie në Gjykatë, për konfirmimin e saj.


Lajmi kryesor:

Akuzohet për lidhje me grup kriminal në Durrës, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja! Doli në Sky ECC, 3 akuza, mes tyre tregtimi i sekretit shtetëror (VIDEO)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?