DURRËS- Pak ditë pasi dorëzoi mandatin si deputet i PS dhe pasi SPAK i komunikoi marrjen si të pandehur për shpërdorim detyre, Jurgis Çyrbja arrestohet, por për një çështje të re. Bashkë me të ka rënë në pranga edhe Ahmet Masha, vëllai i kunatit të ish-deputetit Çyrbja.
Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se ish-deputeti u arrestua mbrëmjen e sotme, 20 tetor, me urdhër të SPAK pasi akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës. Ai ishte duke udhëtuar me makinë në Durrës bashkë me kunatin e vëllait kur u arrestuan nga forcat e policisë.
Ish-deputeti i PS Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal për të cilin akuzohet se ka lidhje. Ende nuk ka shumë detaje mbi këtë çështje, ndërsa Çyrbja u transferua nga Policia e Durrësit në Bllokun e Sigurisë së Tiranës.
SPAK konfirmoi 3 akuzat ndaj Çyrbjas, por pa dhënë detaje të hollësishme, të cilat tha se do i ndajë ditën e nesërme.
Akuzat që rëndojnë ndaj Çyrbjas janë "Korrupsion aktiv zgjedhor", "përkrahje e autorit të krimit" dhe "tregtimi i sekretit shtetëror". Ndërkohë, GJKKO ka caktuar ndaj ish-deputetit masën e sigurisë arrest me burg, e cila u ekzekutua sot me urdhër të SPAK.
"Nisur nga interesi i madh i mediave, ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, njoftoi SPAK-u shkurtimisht për mediat.
Burimet i sqaruan Report Tv se arrestimi i ish-deputetit ka lidhje me këtë çështje të re dhe jo me atë të denoncimit nga Partia Demokratike, për të cilën është marrë i pandehur.
Ndërkohë, Masha, kunati i vëllait të Çyrbjes nuk është një person i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2013 ai është dënuar me 100 mijë lekë të rinj gjobë për naftë kontrabandë në Portin e Durrësit. Ndërkohë, në 2019 Masha është marrë në pyetje nga Policia e Durrësit lidhur me atentatin ndaj Plaurent Dervishajt dhe dy miqve të tij. 43 plumba kallashnikovi u derdhën drejt tyre, por të 3 shpëtuan.
Çyrbja i pandehur edhe për një çështje tjetër
Më 11 tetor 2024, Çyrbja u mor i pandehur nga SPAK për "shpërdorim detyre" gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Në këtë çështje, Çyrbja u kallëzua nga deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fushatës elektorale të 2021 dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale
Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.
Ndërkohë Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit. Kurse tani duket se Prokuroria i ka ngritur edhe një tjetër çështje, për të cilën edhe është prangosur. Çyrbja dorëzoi mandatin më 9 tetor dhe më 11 tetor SPAK njoftoi marrjen e tij të pandehur. Vendin e tij në Kuvend e zuri deputeti Erjon Meka.
Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi, Sokol Dema dhe Artur Korriku.
Jurgis Çyrbja dhe makina e policisë me të cilën u transportua
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja, i arrestuar me 3 akuza të rënda nga SPAK mbrëmjen e sotme (20 Tetor), ka lënë qelitë e Policisë së Durrësit dhe u vendos në bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku do i nënshtrohet procedurave të tjera hetimore.
Ish-ligjvënësi socialist akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës dhe komunikime në platformën e koduar SKY ECC. GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” ndaj tij. I arrestuar është edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të ish-deputetit, po për të njëjtën dosje penale.
Meqë hetimet kryhen nga ana e SPAK, edhe ish-deputeti është transferuar drejt Tiranës, ku do i nënshtrohet hetimeve të tjera dhe marrjes në pyetje. Po kështu do dalë për masë sigurie në Gjykatë, për konfirmimin e saj.
Makina e Policisë, gjatë aksionit mbrëmjen e sotme në Durrës
Detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme në qarkun e Durrësit mbrëmjen e sotme, ku u arrestua ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, me 3 akuza të rënda.
Bashkë me ish-ligjvënësin është arrestuar edhe Ahmet Masha, një emër i njohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2013 për kontrabandë nafte, bashke me një grup prej 8 personash.
Gjithashtu rezulton se Masha është njëkohësisht edhe kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja, por nuk ka detaje nga Prokuroria ende për lidhjet mes të dyve dhe provat që i implikojnë në çështjen e lidhjes me një grup kriminal dhe komunikimet në SKY ECC.
Ish-deputeti akuzohet për korrupsion zgjedhor, tregtim të sekreteve shtetërore dhe përkrahje e autorit të krimit. SPAK njoftoi se nesër do të dalin me njoftim të detajuar për dosjen e bujshme hetimore. GJKKO ka aprovuar masat e sigurisë paraprake “arrest me burg” për të dy. Por mësohet se ka edhe persona të tjerë që po kërkohen për arrestim.
Ndërkohë pritet transferimi nga momenti në moment drejt Tiranës i dy të arrestuarve.
Ndërsa Prokuroria e Posaçme kryen veprimet proceduriale për arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe të dyshuarit tjetër Ahmet Masha, forcat e Policisë së Shtetit, kryesisht ato speciale, po vijojnë kontrollet dhe aksionin në qarkun e Durrësit.
Ish-ligjvënësi është izoluar në paraburgimin e Komisariatit Durrës për të kryer veprimet paraprake proceduriale, para se të transferohet në masa të larta sigurie drejt Tiranës.
Por paralelisht, përveç kontrolleve në banesë, përqëndrime forcash ka pasur edhe në Komisariatin e Shijakut. Në pamje shihet përqëndrimi i madh i makinave të policisë, pasi në qytet po bëhen kontrolle për persona të dyshuar, por edhe në objekte, pasi ish-deputeti ka edhe një lokal në këtë qytet.
SPAK duket se ka ndarë detyrat me planizim uniformash blu në disa drejtime, me object hetimin që po kryen. Ka kontrolle në banesa, rrugë dhe veprime të tjera për llogari të hetimeve.
Çyrbja ka 3 akuza të deklaruara zyrtarisht nga SPAK dhe për të cilat GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg”
Me urdhër të SPAK, mbrëmjen e sotme u arrestua ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja për lidhje me një grup kriminal në Durrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku bëjnë me dije se bashkë me Çyrbjan është arrestuar edhe Ahmet Masha, i cili mësohet se është kunati i vëllait të ish-deputetit. Masha dhe Çyrbja kanë qenë bashkë në momentin e arrestimit në Durrës.
Masha nuk është një emër i panjohur për Policinë dhe drejtësinë. Në vitin 2019, Masha rezulton se është marrë në pyetje nga Policia e Durrësit lidhur me atentatin që u organizua ndaj Plaurent Dervishajt, një personazh mjaft i njohur i botës së krimit. Masha vetëm është marrë në pyetje, pra s'ka qenë në hetim apo akuzë për atentatin ndaj Plaurent Dervishajt më 20 qershor 2019. Aso kohe, 43 plumba kallshnikovi u derdhën drejt Plaurent Dervishajt, si edhe dy miqve të tij, Julian Meçe dhe Bashkim Haxhija. Të tre i shpëtuan atentatit.
Ndëkohë, në dhjetor të vitit Masha 2013 rezulton se ka pasur një çështje penale në ngarkim për kontrabandë nafte, bashkë me të dyshuar dhe hetuar të tjerë. Në total 13 persona. Në atë dosje ka qenë edhe halla e deputetes së PD, Albana Vokshi.
Ahmet Masha, atëkohë 30 vjeç, sipas dosjes hetimore, u dënua për naftë kontrabandë me anijen në pronësi të babait të tij, “Rovato”. Në përfundim të procesit, në maj të vitit 2015, Gjykata ka dhënë dënimin me 100 mijë lekë të rinj gjobë për Mashën, kurse Prokuroria kërkoi 1 vit burgim.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK për lidhje me një grup kriminal, u transferua nga paraburgimi i Durrësit në Bllokun e Sigurisë në Tiranë.
Mësohet se Policia e Shtetit që ka shkuar në ndihmë të prokurorëve për ekzekutimin e urdhër-arresteve, ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e ish-ligjvënësit, teksa kontrolle u zhvilluan në Durrës dhe Shijak në kuadër të aksionit dhe personave të tjerë që mund të jenë në dosjen e SPAK.
Nuk ka detaje se çfarë është gjetur deri tani si provë fizike, teksa sipas procedurës është sekuestruar makina e ish-deputetit dhe mes sendeve të bllokuara është i përfshirë edhe telefoni. SPAK do të japë nesër detaje për operacionin, kurse ndaj ish-deputetit ka 3 akuza të rënda.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK po mbahet në ambientet e Policisë së Durrësit. Report Tv sjell pamjet e furgonit të Policisë që do e transferojë në Tiranë
Ai u prangos nga blutë me urdhër të SPAK dhe masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, “arrest me burg”, për 3 akuza të rënda.
Çyrbja mësohet se për momentin është në Durrës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut. Po kryen veprimet proçeduriale, veprime të cilat po i kryejnë prokurorët e SPAK-ut.
Bëhet me dije se pas këtyre procedurave standarde, ish-ligjvënësi do të transferohet në Tiranë, në mjediset e Drejtorisë së Policisë, për të vijuar më tej me marrjen në pyetje, komunikimin e akuzave dhe daljen në Gjykatë për konfirmim mase.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar deri tani 2 urdhra arresti të lëshuara nga SPAK. Një prej të arrestuarve është ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i qarkut Durrës, që më 9 Tetor la mandatin dhe më 11 Tetor SPAK e mori të pandehur për dosjen e shpërdorimit të detyrës më 2016, kur drejtonte Hipotekën e Durrësit. Sot (20 Tetor) ai është arrestuar për lidhje me një grup kriminal dhe komunikime në SKY, me 3 vepra të rënda penale.
Mësohet se gjithashtu ka një të arrestuar të dytë me urdhër të SPAK. Ai është Ahmet Masha, një emër i njohur për Policinë, i hetuar më parë.Ish-deputeti në momentin që është arrestuar në Durrës, ish-deputeti ka qenë në shoqërinë e shoferit të tij, duke udhëtuar me makinë.
Lirine Saliut Vetem ai e shpeton Shqiperine.Ka grupin e deputeteve me te ndershme ne historine e parlamentarizmir.Familje e skelqyer me vepeimtari te pasur antikomuniste.Ai,Saliu nuk mund te beje Kryeministrine,por president mund te jete.Kryeminister? Argita,vajzen energjike dhe è mencur .Lirine Saliut,e meriton.
PërgjigjuO Kasem ironiku, çfare ka per te qeshur ketu? Apo qe keta plehra i shesin droge nipave dhe mbesave te tua? Apo qe ta grabisin pronen diten me diell? Ka vend tek qelia e Berishes per shume maskarenj te tjere, prandaj voto per njerez te paperlyer vitin tjeter. Per here te pare ne 30 vjet e ke kete mundesi.
Ore bini ketyre kriminelave te vegjel se ata na prishen shqiperin Dhe aman mos na luani familjet e madha si te berishes e edvinit sepse plasi lufta per demokraci
PërgjigjuEdhe Çyrbja paska ngrene dardha pas shpines te Rames. Futja e krimineleve ne parlament dhe administrate ishte dhe mbetet projekt politik i Rames. Eshte e frikshme ta mendosh me ke perballen njerezit cdo dite. Keta te grabisin, te futin ne burg por edhe te vrasin pa problem. Nuk ka me fjale se cfare tw thuash.
PërgjigjuSa ftyre e pershtire ky
PërgjigjuSi ka mundesi qe nuk I afrohet njeri Nokes thone qe kur ka qene Minister I Brendashen ka vu 4 million $ pasuri me cfare si pse si ! Po Paloka qe ka gjthe ato pasuri me shtepia ngado me cfar I vuri?
Përgjigju4 mln euro sot i ka nje roje te dera ministrisë o RRYP. Duhet me ndalu sa me shpejt kush ka tendera e leket e taksave te tua o QYP. Pastaj opoziten ta shuajnë...
Rama ja fut te veteve, kurse Sala i mban nuk i leshon keshtu
PërgjigjuBjerini ketyre majtas se atyre te tjereve nuk kini byth ti godisni se ngrihen ne proteste !
PërgjigjuNuk është punë krahësh, o zotni. . Këta vjedhin se kanë pushtet, japin tendera, janë drejtora në bashki, ministra, zv ministri etj. Opozita lufton të marri pushtetin që të vjedh. Ky vend eshte vend hajdutësh. Politikanët tanë nuk merren me idet politike po si të bëjnë lekë, si të pasurhen.
Dmth, nuk te ben përshtypje qe ka 7 vjet nje mafioz ne parlament. Nuk te ben përshtypje qe kush w futi ne parlament e dinte, por ke hall se nuk jane arrestuar nga ana tjetër. Ah mjer ne kush voton.
E din dhe muret qe ky esht pjes e bandes durrsit e shok i shullazit . Te te gjitha pergjimet i ka dal emri
PërgjigjuPo pse shpif, lartmadhnia nuk e dinte, ai e vuri si djalë të mirë e shkencëtar i ardhshëm.
Deputetet e Rames po dalin nje e nga nje legena.
PërgjigjuOre po ka ndonje deputet, minister, drejtor kjo ripjerdhja mos te jet hajdut apo kriminel se s,po na dalin llogarit fare
PërgjigjuTurp! Arrestohen deputetet e shumices qe do populli sepse pakica ben denoncime! Por populli do hakmerret! PS do fitoje 100 deputete qe ti mbyllet goja kesaj opozite qe kemi! Edhe SPAK te rrespektoje pak me teper popullin! Shume pak e godet opoziten!
PërgjigjuPO DO ZGJEDHIM 100 KRIMINEL QË KANË LIDHJE ME BANDAT.... DHE SPAKU TË GODASI MË SHUMË OPOZITËN QË KA ÇELSAT E KASHTËS...
Se di si rrin akoma kjo qeveri ne kebe dhe si ha mortja
PërgjigjuDeputet i ripjerdhjes fytyre legeni ordineri hajduti. Respekte per SPAK,por duhet tu bjeri kokes majtas e djathtas .
PërgjigjuFajin e ka Saliu
PërgjigjuSikur nuk ishe mire me shendetin o Jurgis o kampion.
Përgjigjuvetem nje proteste dhe u arrestua cyrbja,,,po te behen perdite protesta kushedi sa deputete e ministra leshon rama....
PërgjigjuOre po si ore sdihet per ca eshte arrestuar, ai ka qene dhe eshte ushtar i bandes se durresit Lul Berishes dhe Agasit djalit Bardhyl Agasi
Përgjigjuai qe u ekstradua nga spanja i maskuar si turist
Ore luaini fen kalbini nē burg kto qelbēsira ordinere. Po kur do arestoni malokun hajdut kriminel Sali Bajgēn ? ? ? E respekt pēr SPAKUN qē nuk po pyet se nga kush an e politikēs tē pisēt vjen.
PërgjigjuTe njoftohet Spaku amerikan qe Sala ka dore edhe tek vrasja e Martin Luther Kingut or teeeejjjjj
Ia thashë fajin e ka Saliu po keto ste besojnë. Thonë qe edhe Kennedyn ai e vrau.
O peshkagur...
Përgjigju