Politikë

Rama emëron 3 zv.ministre të reja! Ish-deputetja e Metës, Silva Caka te Punët e Brendshme, Edona Bilali te Infrastruktura! Rikthehet Tomini te Shëndetësia

25 Shtator, 14:31| Përditesimi: 25 Shtator, 18:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama merr në radhët e tij edhe një tjetër person të besuar të Ilir Metës. Report TV ka mësuar se kreu i qeverisë, ka emëruar zëvendësministre të Punëve të Brendshme, Silva Cakën.

Kjo e fundit aktualisht është këshilltare në Bashkinë e Tiranës, ku ka braktisur radhët e opozitës, duke iu bashkuar socialistëve. Ndërsa tashmë Rama e shpërblen me një vend në qeveri. Gjithashtu Caka ka qenë deputete e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Caka ka zëvendësuar në detyrë ish-zv.ministrin Andi Mahila, i cili u shkarkua nga detyra disa ditë më parë me urdhër të ministres së re Albana Koçiu. Ky vendim u mor pas denoncimit të një qytetari, i cili kishte fotografuar Mahilën në një restorant në Neë York duke konsumuar cigare në një ambient në mbyllur.

Ndërkohë në postin e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, është emëruar ish-deputetja socialiste Edona Bilali.

Ndërsa Eugena Tomini rikthehet si zëvendësministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Mira Rakacollin (Kapisyzin) e cila është liruar nga kjo detyrë. Tomini e mbajti këtë post për një vit, ku u emërua në janar të vitit 2021 dhe u liruar nga detyra në dhjetor të po atij viti. Tashmë Tomini ikën nga drejtimi i Institutit të Shëndetit Publik për tu rikthyer si zv.ministre e Shëndetësisë.

K.B/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Profesori: 25/09/2025 22:10

    Teper i vonuar vendimi per te liruar nga detyra mira rakacollin. Ska bere asgje per shendetesine publike pervecse ka mbeshtetur forte spitalin privat. Turp te kete se eshte dhe mjeke

    Përgjigju
  • Alban: 25/09/2025 16:18

    Pune e dime ne sa do bejn po te pakten kto dy pjeshkat qekan me i majt sekretare personale.bravo rame po bohesh si ai i amerikes trapi,gjej llap e jep pozicion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?