Ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës, në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha, Florenc Hoxha përfundoi mbrëmë në komisariat pasi dhunoi një mbështetës të Partisë Socialiste. Hoxha nuk u mjaftua me kaq por sot me 'krenari' shkroi në rrjetet sociale se 'i jep gjithkujt atë që kërkon dhe meriton'.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në reagimin e tij për këtë ngjarje të shëmtuar shkruan se do të jenë 'rrugaçët e SHQUPI-t' ata që më 25 prill do të marrin atë që meritojnë.
“Do bëjmë çmos që në 25 Prill, çdo rrugaç i SHQUP-it të marrë atë që meriton, humbjen më të thellë me votë në një kryeqytet që nuk e mbështet dhunën, gjumin e rrugaçërinë,” shkruan Veliaj në një postim në Twitter.
Lajmi kryesor:
'Shqipëria fiton', ish-drejtori i Bashës dhunoi mbështetësin e PS-së, Hoxha: I jap gjithkujt çfarë meriton! Veliaj: Rrugaçët e SHQUP-it do ta marrin atë që meritojnë më 25 prill
K.T./ReportTv.al