Mark Babani

Politikë
Top 24

Marrin mandatin 6 kryebashkiakë të rinj/ Debat për Vaun e Dejës, gjykata rrëzon PD-në

16 Korrik 2019, 12:52| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 18:46

  • Share

Gjykatat e rretheve kanë vijuar shpërndarjen e mandateve të kryebashkiakëve të cilët u zgjodhën në 30 qershor. Sot janë njohur mandatet për 6 kryebashkiakë socialistë; Pogradecit, Matit, Memaliajt, Gjirokastrës, Lushnjes dhe Vaut të Dejës.

Nga gjashtë seancat që u zhvilluan sot, debate pati vetëm në Shkodër për bashkinë e Vaut të Dejës. Seanca për njohjen e mandatit për Mark Babanin që u zgjodh në 30 Qershor zgjati 2 orë. Zef Hila, kryetari në detyrë i bashkisë i zgjedhur para katër viteve nga radhët e PD-së kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve. "Të shpallet i pavlefshëm procesi zgjedhor" tha Jordan Daci, avokat i Hilës.

Ndërkohë që avokati i Babanit, Eridjan Salianji me ironi u përgjigj duke i thënë se "Keni ngatërruar gjykatë për cështjet zgjedhore, këto pretendime çojini në Kolegjin Zgjedhor. Zoti Daci ka ngatërruar Gjykate ku mund te ngresh keto pretendime lidhje me shkelejt e pretenduara zgjedhore dhe Kushtetuese" tha ai. "Ky proces është zhvilluar në shkelje të Kushtetutës" u kundërpërgjigj Daci. Në fund Gjykata rrëzoi kërkesën e Zef Hilës për të qenë palë e interesuar në procesin gjyqësor dhe njohu si fitues Mark Babanin.

Ditën e sotme morën mandatin edhe 6 kryebashkiakë të tjerë.
Ilir Xhakolli-Pogradec
Agron Malaj- Mat
Gjolek Guci- Memaliaj
Flamur Golemi - Gjirokastër
Fatos Tushe- Lushnje
Mark Babani- Vau i Dejës

Komento

Komente

  • veli stafa: 17/07/2019 11:16

    Markut i uroj suksese ne detyren e re.

    Përgjigju
  • Ermela: 16/07/2019 16:12

    Suksese je me I miri,respektoje ate popull pa dallim partial dhe shebeju te gjitheve njelloje,ndihmo te pashpreset,Kam besim Tek ti qe do te mbetesh nje njeri shembullore per qytetaret e Tu,prejardhja juaji eshte e shkelqyer me gjysher dhe prinder te nderuar dhe te respektuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?