Fiqiri Meçe

Kronikë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup

24 Nëntor, 09:20| Përditesimi: 24 Nëntor, 16:12

  • Share

Tirane- Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, ka rrëfyer se kanë qenë dy persona që kanë goditur djalin e tij dhe Martinin. Ai tregon dhe emrin e personit tjetër që ka goditur djalin e tij. Sipas tij ai është K. B një shok i autorit të dyshuar.

14 vjeçari M.P ndodhet i arrestuar në kushte spitali ku po merr ndihmën mjekësore. Në një intervistë televizive Fiqiru rrëfen se autori tjetër i dyshuar kishte një thikë më të vogël se mjeti prerës që mbante M duke shtuar se e ka goditur disa herë në trup djalin e tij.

Fiqiri Meçe: “Djali nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as psikolog as fizioterapi. Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjendjen në vazhdim. Thika i ka prekur mëlçinë dhe djali është në intubim dhe nuk e dimë se sa do ta zgjasim. Për momentin do ta marrë aty ndihmën mjekësore pastaj kam në plan ta lëviz jashtë sepse nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë.

Ne jemi komshinj me babain e Martinit dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, shokë në ekip. Kur shkonin në ndeshje, gjithmonë i merrja unë te dy, ishin të pandarë, ishin si vëllezër, vishnin rroba njësoj. Kur kishin një debat e kuptoja, se vishnin rroba të ndryshme. Martini vinte rrinte tek shtëpia ime, merrte djalin shkonin tek shtëpia e tij. Bënin edhe not për zgjatje.

Pyetje: Keni folur me djali se çfarë ka ndodhur atë ditë?

Djali është i traumatizuar. Nuk është në gjëndje të mirë psikologjike

Ditën e premte, (15 nëntor) L. mban mend mirë ngjarjen si ka ndodhur konflikti nga ora 13:10. Kurse çfarë ka ndodhur më përpara djali mban mend çfarë i ka thënë Martini se nuk ka qenë vetë prezent ai. Ai ishte në një shkollë tjetër në Sauk. L ka shkuar në shkollën e Martinit se e ka kërkuar ky i fundit. Të premten janë takuar tek shtëpia. Martini i ka thënë që ka pasur një konflikt tek shkolla. Me një nga shokët e klasës paralele, kemi bërë fjalë dhe jemi goditur, ka ardhur një më i madh dhe më ka goditur. Martini kishte një shenjë të premten tek buza. I ka thënë mos i trego babit tënd, as unë por të hënën të ulemi ta zgjidhim, në orën 13:20. Nuk e dimë se kush është personi që e ka goditur dhe nëse ka ndodhur brenda apo jashtë shkollës.

Të dielën (18 nëntor 2024) i çova në ndeshje, i pashë rrugës që kishte diçka që nuk shkonte, flisnin e përsërisnin, por nuk më treguan. Nuk i pyeta, më konsideronin si shok dhe më tregonin se çfarë problemesh kishin. Isha më shumë shok sesa prind.

Të hënën isha në Peqin, më marrin nga poliklinika nr 9 në 13:37 dhe më thonë se djali është plagosur me thikë, i dhamë ndihmën e parë dhe po e dërgojmë tek Trauma. Nuk më tha sa goditje ka marrë.

Shkuan djali dhe nusja ime para, takuan babin e Martinit, që i kishin treguar se edhe ai ishte plagosur.

Të dy personat që kanë goditur fëmijët tanë, se nuk është 1, unë i kam me emra. Më vjen keq edhe për ata sepse kanë të njëjtën vuajtje si ne. Janë dy persona jo një. Prindërit e këtyre fëmijëve duhet të jenë të sinqertë dhe të sillen në mënyrë njerëzore, të dalin dhe të japin një mesazh për njerëzit që të bëhet më e mira, sepse rinia nuk mund të shkojë përpara duke goditur me thikë.

Fëmija nuk di gjë, mund të dalë fëmija i kujtdo dhe ta bëjë këtë gjest, por prindi duhet të jetë i përgjegjshëm. Përveçse nuk e ka ndaluar, e ka pajisur me thikë fëmijën për në shkollë. Unë këtë di, në shkollë nuk mund të shkosh me thikë.

Pyetje: Kush të ka thënë që janë 2 persona

Djali i ka parë që janë dy veta. Personi i parë që e ka goditur djalin me thikë pas shpine është djali me emrin K. B, bashkëmoshatar dhe shok i autorit (shenim: 14 vjecari i arrestuar) 

K. B e ka pasur thikën më të vogël, distanca e thikës mund të jetë rreth 10-12 cm. I kam dhënë këto dëshmi te Drejtoria e Policisë. Djali K. e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, dhe plaga në shpatull është më shkurtër dhe më e ngushtë se sa plaga që ka marrë në bark.

Herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur M.  dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy. Se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë, e ka ngritur dhe i ka thënë çohu se paskan thikë. Në atë moment iu janë hedhur të dy djalit, K. e ka goditur në krah dhe në ije. Kurse tjetri i ka rënë më thikën e madhe tek gjoksi, djali e ka shtyrë me duar dhe nuk është shumë plagë e madhe.

Pyetje: Ai i njihte djali këto të dy? 

Ai nuk i njihte! Vetëm Martinin viktimë njeh.

Pyetje: A ka ardhur kush t'ju kërkojë ndjesë

Jo! Familja duhet të kërkojë falje. Një fëmijë me thikë në shkollë, është e llahtarshme.    

Ku ka qenë djali atë ditë? 

Nuk janë plagë të lehta. Janë plagë të rënda trupore. Të vish ta shikosh fëmijën ti habitesh. Atë ditë djali kur ka shkuar në shkollë ka thirrur M. (14 vjeçari i arrestuar) dhe Martini, i ka thënë pse jeni zënë. Ai ka nxjerrë thikën dhe i ka goditur direk. Ai ka qenë i organizuar, ka dalë nga shkolla me thikë në hudi brenda. Ka kaluar nga trotuari ka goditur fëmijët. Fëmija im nuk ka shkuar për të goditur ka shkuar për t’i qetësuar. Ka shkuar dhe para 1 viti për një konflikt dhe i ka qetësuar. I kemi marrë vesh dhe ne prindërit. 

Pyetje: Po flisni për një djalë tjetër që nuk është i ndaluar?

Jo nuk është i ndaluar. Policia e ka marrë në pyetje, sepse më ka ardhur fleta që ai është marrë në pyetje por nuk është ndaluar. Unë kam të dhëna dhe për atë.  Prindi i fëmijës bën mirë që të shkojë ta dorëzojë vetë fëmijën, bashkë me armën e krimit. Ndryshe do ti nxjer edhe emrin e prindit dhe të fëmijës.

Pyetje: Më thonë që është një fëmijë që ka një prind që punon në polici?

Nuk e di më shumë.  Ai mirë është të shkojë ta dorëzojë vetë meqënëse e ka mësuar në atë mënyrë. Sepse fëmija nuk edukohet me thikë e kallash.

Pyetje: A ke frikë se ngjarja mund të manipulohet?

Patjetër që kam frikë. Këtu është vendi i çudirave. Ne vijmë nga jashtë, investojmë këtu për një jetë më të mirë, këtu na shohin si delja e zezë mes të bardhave.

Pyetje: A po i mbrojnë fëmijët për shkak të pozicionit që kanë?
Normale, nuk diskutohet se po të mos i mbronin do të bënin një deklaratë publike për humbjen e jetës së Martinit. Ai ishte fëmijë, në lule të rinisë. 

Pyetje: A është e vërtetë që babai i fëmijës që ju përmendet sot ju ka kërcënuar?
Jo nuk kam pasur, si nga babai i M, as i K, jo. Nuk i njoh. Por edhe nëse do e bëjnëe nuk trembem. Unë jam njeri i punës.Kam punuar me djersë. S’kam pasur presion. 

Djalit i erdhi një inspektor  pas dy ditësh, i ka bërë presion, por e nxora jashtë, Dyshoj se mund të jetë edhe dikush nga këta.

Inspektor që merr dëshmi. I kanë marrë 2 herë dëshmi djalit. Dy herë në prani të psikologut. Inspektori i tretë nuk ka ardhur në prani të psikologut. 

Pyetje: Si i ka bërë presion?

I ka bërë presion dhe e ka detyruar se djali nuk flet dot sepse i merret fryma dhe ai e ka vendosur në presion. Nuk e di çfarë ka qenë por inspektor nuk ka qenë. E kam nxjerrë jashtë, nuk pranuam. Nëse do të ishte inspektor, së pari duhet të ishte njeri. Nuk mund të vijë me petkun e inspektorit, dhe ti bësh presion.

Kam bërë kallëzim. Sot (23 nentor) kam qenë tek Drejtoria e Policisë kam bërë kallëzim dhe kam treguar cfarë më ka treguar djali.  Shumicën e gjërave i kam zbuluar vetë.

A ke frikë nga institucionet?
Kam shumë besim.Por më bën habi vonesa. Më duket e cuditshme. Kamerat e sigurisë, djemtë janë marrë në pyetje. dëshmitë i kanë. Autorët duhet të ishin të dy para.

Djali nuk është mirë psikologjisht, ka lodhjen e vet. Na duhet ndihmë nga shteti qoftë një psikolog një fizoterapist për krahun, ndonjë mbështetje për kurim më të mirë. Janë 5 plagë në trup.

Shteti të marrë masa dhe autorët të kapen. Nuk kërkojmë hakmarrje por ata që kanë bërë këtë vepër kriminale të shkojnë aty ku e meritojnë, edhe djali im po të jetë nesër do ta çoj atje të vuajë dënimin.

.....

Atë ditë L. ka shkuar tek shkolla Fan Noli se e ka kërkuar Martini, ka shk­uar për një sqarim dhe L. nuk ka shkuar për t’u goditur. Duhet të kërkojmë sigurinë e fëmijës brenda ambienteve të shkollës, pastaj kërkoni edukim të prindërve. Prindërit t’i mbajnë fëmijët larg veseve të këqija, aktiviziojini në sport, not dhe sa më larg telefonit. Nuk jam i ngarkuar, jam i qetë si prind, i ngarkuar është fëmija ime. Por të isha i ngarkuar do të kisha marrë veprime të tjera.

Dëshmia e Fiqiri Meçes dhënë për EuroNeës për gazetaren  Jonida Shehu. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Persheshi: 25/11/2024 17:47

    Po normale, nuk drejtohet vendi me pleq komuniste maj ballkonave e avionave

    Përgjigju
  • Lala: 24/11/2024 14:36

    DHE Thon pastaj PSE bejn vetgjyqesi.po ca te bejn Kur Ju NUK zbatoni Lignin mer

    Përgjigju
  • Artan: 24/11/2024 13:21

    Or zoteri, si mund te thuash qe familjet e autoreve kane te njejten dhimbje si ju, vecanerisht si e atij djalit te gjore qe humbi jeten. A je ne terezi qe e thua kete?

    Përgjigju
  • Sudi: 24/11/2024 12:56

    Këto mostra nuk duhet të falen ne asnji mënyrë. Se pastaj marrin zemër.

    Përgjigju
  • Ligji: 24/11/2024 12:41

    Ne nje shtet ku policia behet pale dhe mbron kriminelet normale qe ky prind edhe mund te kercenohet sebashku me femijen e tij. Prokurorja e familjes Felaj me kete deshmi duhet te uredhoje ndalimin e vrasesit te dyte, ndalimin e inspektorit qe i ka bere presion viktimes dhe ndalimin e atyre qe e kane marre ne makime dhe cuan ne spital. Jane keta qe kane hedhur canten me thiken e krimit pas 3 ditesh dhe kane zhdukur telefonin e vrasesit te pare. Ku eshte ministri i brendshem dhe drejtori i policise qe nuk pronincohen per kete krim? Nese kerkojme ndeshkikim me te rende ligjor per te gjithe keta horra dhe vrases mos do te thote gje qe jemi ne anen e Sali Qametit??

    Përgjigju
  • Polic #: 24/11/2024 11:15

    MP, autori ndodhet i arrestuar në kushte spitalore. Çfarë ka ai që është në spital?! Është edhe ai i plagosur apo....?!

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/11/2024 10:53

    Nèse doni tè kuptoni palaçollèkun kriminal qè simbolizon thelbin e tymnajès sè llahtarshme qè bèn çdo ditè ky kryeministèr dhe langojtè e tij tè oborrit hajdutèror, shihni rastin nè fjalè. Ai "diskuton" me qytetarin, ndihmomèni ju o qytetarè, tè vendos unè atè qè doni ju tè ndalet i pari,,tik-tok apo snappchat? Ama, atè qè duhet tè bènte, sqarimin deri nè fund tè krimit tè llahtarshèm,,kètè nuk e bèn, pèrkundrazi, njèlloj si tek rasti nè Pogradec, dèshmitè e qytetarève vènè gishtin mbi njè polici tè pèrfshirè nè fshehje provash. Kjo, èshtè njè katastrofè e vèrtetè. Kjo lojè e dyfishtè,,,nga njèra anè rreh gjoksin pèr reformator dhe nga ana tjetèr bèhet palè pèr fshehje faktesh,,,kjo duhet tè jetè objekt hetimi i SPAK. Kriminalizimi i policisè shqiptare, nuk èshtè njè fenomen i 2024. 35 vjetè rrumpallè politike, 35 vjet polici e kriminalizuar. Njè politikè e korruptuar, ka nevojè pèr njè polici tè kriminalizuar.

    Përgjigju
  • Qytetari: 24/11/2024 10:31

    Ngjarje shume sensitive qe kerkon zgjidhje te menjehereshme …

    Përgjigju
  • E verteta: 24/11/2024 10:05

    Autori i dyte eshte djali i nje Efektivi te Policise se Shtetit. Kjo eshte arsyeja perse ai Inspektor Kriminel Policie i ka bere presion te plagosurit. Policia e Kalbur po mbron vrasesit dhe po fsheh ngjarjen. Dorheqja eshte shume pak per ministra dhe drejtore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?