Roja i plazhit Idajet Roçi

Kronikë

Ishin duke u mbytur në Spille, vrojtuesi i plazhit rrezikon jetën dhe shpëton nënën e fëmijën! Pas 'luftës' me dallgët përfundon në spital

19 Gusht 2021, 16:45| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 17:01

  • Share

Një roje plazhi në Spille është kthyer në hero, pasi ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një nënë dhe fëmijën e saj që ishin gati të mbyteshin.

Bëhet fjalë për vrojtuesin e plazhit Idajet Roçi i cili më të konstatuar se nënë e bir ishin duke u mbytur, ka shkuar menjëherë në ndihmë të tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” e cila tregon se roja fillimisht ka nxjerrë në breg nënën dhe më pas fëmijën, por duke qenë se deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë shumë, Idajet Roçi ka pirë ujë dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.

Pas "luftës" me dallgët, ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve për ndihmë më të specializuar. Bilanci i pushuesve që kanë humbur jetën në det, fatkeqësisht edhe këtë sezon veror ka qenë tragjik, por ka dhe raste të tilla ky rojet bëhen heronj. Edhe kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht nga mbytja në det, ngjarje e ndodhur më 6 gusht në plazhin e Hamallajt në Durrës.

Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu për një 22-vjeçar. Pushimet me familjen, për herë të parë në plazh, u kthyen në tragjedi për të. Pas dy ditësh familja Sallahu mësoi lajmin se djali i tyre 22-vjeçar, Arjani u gjet, por fatkeqësisht i pajetë.

Postimi i plotë:

Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij.

Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe ne lufte me dallget Idajeti ka pire uje dhe ka shfaqur probleme shendetesore. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Forca Idajet, te gjithe Vrojtuesit sot krenohen me emrin tend.

Frekuentoni plazhet me vrojtues! Vrojtuesit e plazhit shpetojne jete! lufte me dallget Idajeti ka pire uje dhe ka shfaqur probleme shendetesore. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Forca Idajet, te gjithe Vrojtuesit sot krenohen me emrin tend. frekuentoni plazhet me vrojtues! vrojtuesit e plazhit shpetojne jete!

Ne perdtiesim...

Komento

Komente

  • Andi: 19/08/2021 15:26

    Plazhi i Spilles eshte shembull. Aty ka roje dhe elemente sigurie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?