Ndonëse një ditëlindje në karantinë, Ermal Meta ka kaluar një 39 vjetor ndryshe. Një video me këngët ka qenë dhurata më e bukur për të, që edhe në këto ditë të trishta kanë dhuruar emocion për këngëtarin shqiptar që prej vitesh ka dhënë jetë me zërin e tij edhe në shtetin fqinj, Itali.
"Urimet e shokeve te mi! Pershendetje shokë! Sot mbush 39 vjec dhe miqte e mi me kane bere kete dhurate. Mendoj se jane urimet me te bukura te jetes! Ju falenderoj nga zemra miq te bukur, ju dua tepër. Me emocionuat shume!" shkruan këngëtari.
Lajmi kryesor:
Poezia e muzika, dy shëronjëset e shpirtit! Artistët interpretime emocionuese në kohë të trishta
D.M.//ReportTv.al