Policia e Vlorës ka sekuestruar 16 kamera sigurie në qytetin bregdetar të cilat dyshohet se ishin vendosur nga grupe kriminale për të vëzhguar lëvizjet e efektivëve të policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.
Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e personave të cilët kanë instaluar këto kamera sigurie duke cënuar jetën private të qytetarëve.
Lajmi kryesor:
Vëzhgoheshin lëvizjet e policisë! Pas Shkodrës, edhe në Vlorë zbulohen 16 kamera sigurie të vendosura nga krimi në 6 lagje
B.V/ReportTv.al