Kronikë

Ishin vendosur pa leje, hiqen 130 çadra dhe shezlongë në plazhin e Gjipesë! Nën hetim 4 persona

29 Korrik 2022, 12:03| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 12:20

  • Share

VLORË- 130 çadra dhe shezlongë të cilët ishin vendosur pa leje janë hequr në plazhin e Gjipesë.

Policia njofton se në kuadër të planit për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nisi procedimi penal, për veprën penale "Pushtimi i tokës”, për shtetasit:   M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë. 

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Sh.Sh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/07/2022 01:01

    Do te ishte shume interesante sikur shteti te bente nje ligj qe t'i detyronte keta /breg-xanes/ t'ju kthenin parate pushuesve qe ua kane marre me mashtrim ,duke u paraqitur sikur kane leje ne nje plazh publik./Mashtrim me synim perfitimin/ duhet shtuar ne akuze.Shteti duhet te beje nje njoftim publik,kush ka qene ne kete plazh,te paraqitet te rimarre prej ketyre,parate e marra pa te drejte.Por duhet qe shteti te vendose ne harten/GPS turistik ku jane plazhet publike ne gjithe brigjet shqiptare dhe sip.e kufijte e tyre;nuk zgjidhet problemi me videot e Rames,per ndonje plazh publik aty-ketu.

    Përgjigju
  • Lala: 29/07/2022 18:02

    Tani un dua me dit a te jesh ne gjyq per mashtrim keta te shezllonave qe me than se duhet te paguaj se esht privat apo policin qe some Ka mbrojt e Kam peshat dem financiar nga mosvwprimi I tyre OSE veprimi teper Von se Kan qe me qershor keta me gjipe qe na vjelin

    Përgjigju
  • Liku: 29/07/2022 13:26

    Keta matrapazet e shezlloneve qe ishin pa leje pushuesit duhet te paguanin 4000 lek te reja per nje cader

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?