Deputetja e PD, Merita Bakiu

Politikë

Ish-kryeministri tha se deputetja mbështeti foltoren, Merita Bakiu përgënjeshtron Berishën: Jam e parimit 'Një parti, një Kuvend'

20 Nëntor 2021, 22:03| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 22:20

  • Share

Deputetja e PD, Merita Bakiu, ka përgenjeshtruar ish-kryeministrin Sali Berisha se i është bashkuar 'Foltores' së tij. Për fotot e publikuara nga Berisha, ku edhe ajo është pjesë e një mbledhje në Krujë me ish-kryeministrin, Bakiu shprehet se ishte një vizitë dhe ajo nuk i refuzon ftesat e asnjë demokrati. Më tej ajo thekson se ecën me parimin “Një parti, një Kuvend”.

"Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përçarje! Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikëpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqëndrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim së bashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. Dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të."-shkruan Bakiu në rrjete sociale.


Lajmi kryesor:

Berisha e 'shiti' si mbështetëse të 'Foltores'! Deputetja Merita Bakiu zbulon mashtrimin e ish-kryeministrit: Jam e parimit 'Një parti, një Kuvend'


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?