Tritan Shehu

Ish-ministri i PD: Nuk ka ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë, nëse ekziston ndonjë fashikull i vjetër në sirtar le ta djegë Athina

20 Tetor 2020, 20:37| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 21:48

  • Share

1603222985_tritan.jpg

Ish-ministri i PD Tritan Shehu, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi në facebook ai shkruan se  ky ligj është nul që kur është firmosur traktati miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë në vitin ’96. Për vendimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias se për çështjen e detit do të vendosë Gjykata e Hagës, Shehu e quan një pikë kthese të Ramës.

"Një kollare me simbolet e flamurit nuk mund të shlyeje demet e medha ndaj këtij vendi. Shumë shumë ajo sot flet për komplekset e fajit. Rama mbas shumë piruetave e pasojave negative pranon atë që kundershtoi.

Mbasi shkatërroi atë marrëveshje normale për kufijte detare të vitit 2009, mbasi kundërshtoi idene e dy qeverive te atëhereshme Berisha e Samaras per gjykim ne Hagë, mbasi na sulmoi në për mbështetje edhe se fundmi të kësaj rruge, sot “gellitit” çfarë ka thënë e kthehet te Gjykata Nderkombëtare. Ajo kollare nuk mund të fshehë tashmë humbjen e asaj mundësie, më të mirë të mundshme me ate marrëveshje dhe as pasojat per vendin tonë", shkruan Shehu.

Më tej ai shton se nëse Shqipëria dhe Greqia do të ishin në gjendje lufte, sot ministri grek sipas tij nuk  do të ishte në Tiranë. Sakaq ai akuzon kryeminsitrin se gjatë këtyre viteve qeverisje shkatërroi marrëdhëniet me vendin fqinj, duke sjellë pasoja të mëdha për vendin. Shehu thekson se nëse një ligj i tillë ekziston në sirtarët e Athinës, i takon Greqisë ta djegë.

"Rama duhet te kuptoje se nqs Shqiperia e Greqia do te ishin ne gjendje lufte, sot Mininistri Grek nuk do te ishte ne Tirane. Lerini ata qe mund te kene disa “fashikuj” te vjeter e pa vlerë ne sirtare ne Athinë t’i djegin vete ato pa u “paguar” prej nesh per kete dhe mos u mburrni keshtu sot me ate kollare se i dhate fund nje “lufte” imagjinare.

Ndersa sa per maredheniet me Greqine qe ju sistematikisht, qellimshem i shkaterruat prej 2013 duke cenuar keshtu edhe interest tona kombetare, gje qe nuk mund ta kompesioni me ate kollare, ato vertet do te permiresohen e forcohen, por pas 25 prillit", shton Shehu.


Lajmi kryesor:

Ligji i luftës, Shehu: S'ka një të tillë mes Greqisë dhe Shqipërisë, nul që kur u firmos traktati i miqësisë! Gjosha për 'Detin': Dërgimi i çështjes në Hagë fsheh të panjohura


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?