Eria Ago dhe mjeti me të cilin udhëtoi me Bilalin drejt Shkodrës

Kronikë

E dashura e Safet Bajrit drejtoi një prej makinave në vrasjen e Fatbardh Licit, FOTO e 'Benz-it' me të cilën udhëtoi me Astmer Bilalin

14 Mars, 14:08| Përditesimi: 14 Mars, 17:40

  • Share

Për të kryer vrasjen e Fatbardh Licit, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, në shoqërinë e të dashurës së Safetit, Eria Aga, udhëtuan që në orët e parë të mëngjesit të 10 gushtit 2018 nga Tirana për në Shkodër.

Njëri prej mjeteve “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë ‘AA989TE’ është drejtuar nga Eria, e cila sipas SPAK, konfirmohet përmes komunikimeve që ajo ka pasur me Astmer Bilalin. Me këtë makinë, Eria Aga ka udhëtuar nga Tiranë në drejtim të Shkodrës bashkë me Astmer Bilalin, te makina e së cilës Astmeri ka harruar xhupin, që dyshohet se është qitësi në vrasjen e Fatbadh Licit.

Astmer Bilali, në makinën e vjedhur “Benz 220” ngjyrë gri ka qenë pasagjer, ndërsa drejtohej nga Safet Bajri. Kjo makinë është filmuar në të gjithë itinerarin që ka vijuar që në ardhje para lokalit ku ishte ulur Fatbardh Lici, e deri kur është djegur. Bilali, i veshur me të zeza, për të kryer vrasjen doli nga makina, qëlloi disa herë dhe u larguan me shpejtësi.

Një dëshmitar i tregoi policisë momentin kur është djegur makinën në Dobraç dhe më pas është larguar. Sipas tij personi ka qenë i maskuar, i gjatë dhe në dukje i ri, ndërsa në maskë kishte njolla të kuqe, me gjasa njolla gjaku.

Eria Ago është arrestuar më 26 shkurt nën akuzën përkrahje e autorit të krimit, ndërkohë që më 21 shkurt u arrestua edhe ish i dashuri i saj Safet Bajri.  SPAK akuzon treshen Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali se në bashkëpunim kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thashetheme: 14/03/2025 23:38

    E keni zakon ju kirasianet mu marr me muhabete grash! Ju ka msu Tata! Shifni iher me ke i kan ba ndeshjet ato qi keni n'shpi. 

    Përgjigju
  • Beni: 14/03/2025 22:28

    E cuditshme eshte kjo lidhje.. te gjithe kto te fortit kudo jane nga veriu ne jug e tirane.. I kane k..rva grate dhe te dashurat.. Jane te fiksuar me kte kategori I pelqejne kur ja q.. tjeret e cuditshme qe e kane pa perjashtim si ndjenje!!! Si pelqejne vajzat e ndershme, i duan yyppp xhixhi I kenaq kjo gje

    Përgjigju
  • perdorun shume: 14/03/2025 17:53

    Kush nuk ka hyp ne kete benzin e kete vajzen

    Përgjigju
    • Po: 14/03/2025 18:35

      Kjo ne ate koh bate ndeshje 3 kundra 1 , 4 kundra 1 e me rradh . E kn shpartallu ne gola , ka pas dhe video te ndeshjeve

  • E vertet: 14/03/2025 15:00

    Ket benzin ka pas ne ate koh asmeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?