TIRANË- Një 22-vjeçare ka humbur jetën prej COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh. Report Tv mëson se e reja nga qyteti i Korçës e identifikuar si Sidorela Koça, ishte e shtruar te "Shefqet Ndroqi" , e ndërsa mësohet se gjatë kohës që ka qenë në intubim, mjekët kanë arritur që të nxjerrin në jetë fëmijën e saj.
Fëmija është shëndoshë e mirë, e ndërsa fatkeqësisht e reja nuk arriti që të njihte krijesën e saj, pasi COVID-i i mori jetën, pas një beteje të gjatë me këtë virus. Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, raporton se fëmija lindi rreth 2 javë më parë dhe ka ardhur në jetë para kohe.
Fatkeqësisht bilanci i nënave të reja që kanë ndërruar jetë nga COVID, vetëm pak ditë pasi sollën në jetë fëmijët e tyre. ky është rasti i tretë, ku më herët ndërroi jetë një 32-vjeçare dhe një 28-vjeçare.
Viktima Sidorela Koça dhe spitali 'Shefqet Ndroqi'
Lajmi kryesor:
631 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID! Humb betejën 22-vjeçarja te 'Shefqet Ndroqi', fëmija i lind gjatë intubimit! Ndërron jetë polici e koordinatori i fushatës së LSI
B.K.//ReportTv.al