Suela Gusterani Pepaj

Kosova & Rajoni

Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë 20-vjeçarja në Kosovë

23 Gusht 2021, 10:33| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 10:36

  • Share

Një vajzë 20-vjeçare që është ishte prekur nga COVID-i ka vdekur dje në Gjakovë. Në një fotografi të publikuar në mediat bëhet me dije se e reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.

"Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithe farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë" thuhet në njoftimin e faqes Gjakova Sot.

Varianti ‘Delta’, ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve me COVID në Kosovë, ku një ditë më parë rezultuan pozitiv 1.682 qytetarë dhe ndërruan jetë 11 persona.

Viktima Suela Gusterani Pepaj


Lajmi kryesor:

Kosova ‘nën pushtetin' e variantit delta, 17 persona humbin betejën me COVID-19, mes tyre një 20-vjeçare, rastet pozitive vetëm rriten


M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?