Foto ilustruese

Ishte kthyer ne makthin e banorëve, arrestohet 'hajduti serial' në Vlorë

24 Maj 2022, 11:28| Përditesimi: 24 Maj 2022, 11:30

  • Share

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi akuzohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytet.

Autori i identifikuar me inicialet S.H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë u kap në flagrancë duke vjedhur disa vegla pune në banesën e një personi.

Ai akuzohet edhe për një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytet që nga vjedhja e 2 televizorëve dhe një korrëse bari tek një vjedhja e një shume parash dhe tre aparateve celularë të gjitha të kryera në harkun kohor të një muaji

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?