Foto ilustruese

Kronikë

Ishte me familjen në plazhin e Karaburunit, pickohet nga akrepi 23-vjeçari

6 Korrik 2021, 22:27| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 22:30

  • Share

VLORË- Një i ri është pickuar nga akrepi në Vlorë, dhe për pasojë ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite ku shtetasi me iniciale E.D ka qenë së bashku me familjen në plazhin e Karaburunit dhe është pickuar nga një akrep.

Teka ka qenë në plazhin ‘Shën Vasil’, ai është pickuar në krahë dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt spitali të Vlorës.

23-vjeçari pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ka qenë mjeti i policisë kufitare që ka transportuar të riun drejt spitalit

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/07/2021 02:59

    Edhe nenen time e ka pickuar akrepi kur ishte e vogel.24 ore tregon qe i vazhduan dhembjet,dhe ai ishte akrep i vogel,se te ishte i madh do te kishte qene me keq.Atehere ishte kohe lufte dhe atje ku jetonte, as qe behej fjale per spital.Ia hodhi me barna popullore.Ky djali eshte me fat.Duhet patur kujdes,sidomos ne vende me gure,shkembinj,derrasa si dhe ne zona ku ka rere,gure e fera.Jane vendet e preferuara te akrepave,por dhe gjarperinjve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?