Foto ilustruese

Ishte me mision, vdes ushtaraku shqiptar në Afganistan! Ministria e Mbrojtjes: Po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për hetimin e plotë

20 Janar 2021, 08:27| Përditesimi: 20 Janar 2021, 17:19

  • Share

Një ushtarak shqiptar me mision në Afganistan ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Kjo ngjarje e rëndë është konfirmuar për Report Tv nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë bëhet fjalë për ushtarakun me inicialet XH. J. Ai ka humbur jetën dje në orën 22:40, ora lokale në Afganistan.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA thonë se po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Në njoftim thuhet se ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t'u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Priten të tjera të dhëna që të dalin në dritë në vazhdim dhe shqiptarja.com do t'iu mbajë të informuar.

Kujtojmë se në vitin 2012 humbi jetën kapiten Feti Vogli gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, ndërsa mbeti i plagosur rëndë ushtari Aleksandër Peçi. 

Ora 17:17
Ndarja nga jeta e ushtarakut në Afganistan/ Peleshi: Ngjarje e dhimbshme për të gjithë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të major Xhevahir Jazaj.

“Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër në mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul.  Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jonë në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë”, shkruan Peleshi.

Ora 10:51
Ushtaraku humbi jetën në Afganistan, ministria e Mbrojtjes: Po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për hetimin e plotë

Ministria e Mbrojtjes kanë dhënë informacion për ushtarakun shqiptar që ka ndërruar jetë në Afganistat teksa ishte me mision.

Sipas ministrisë bëhet fjalë për ushtarakun me inicialet XH. J. Ai ka humbur jetën dje në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t'u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t'u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?