Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të major Xhevahir Jazaj.
“Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër në mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jonë në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë”, shkruan Peleshi.
Lajmi kryesor:
Ishte me mision, vdes ushtaraku shqiptar në Afganistan! Ministria e Mbrojtjes: Po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për hetimin e plotë
B.K./ReportTv.al