Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shefi i Krimeve që ka qenë bashkë me efektivin e vrarë gjatë operacioni, mësohet të jetë shprehur se: se kishin informacion se autori Aldi Rama shoqërohej me, Xhulio Vokrrin që kish plagosur më herët Paulo Bushin (Ndoj), 25 vjeç, ngjarje e ndodhur më 17 shtator në Manati të lezhës.
Pra policia shkoi të arrestonte Xhuli Vokrrin.
Lajmi kryesor:
Kontrollet për kanabis, vritet në krye të detyrës nënkomisari në Lezhë! Autori qëllon veten me armë, pas 6 orësh kërkime nga RENEA! Policët qëlluan 9 herë drejt makinës së Aldi Ramës, ishte me 3 shokë, njëri ende në arrati (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al