LEZHË- Veshur me uniformën e policisë së shtetit shqiptar, nënkomisarit 45-vjeçar Saimir Hoxha, baba i 2 djemve të vegjël, i është ndërprerë jeta në mes në krye të detyrës, nga një plumb ne zemër i shkrepur nga një 21-vjeçar në Ishull Lezhë pak pas orës 10 të mëngjesit të sotëm.
Nënkomisari Saimir Hoxha i cili do të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut” pasi u vra në krye të detyrës nga Aldi Rama, një djalë me precendentë penalë, me një jetë të trazuar, fëmijë i 2 prindërve të divorcuar, i rritur nga gjyshi. Vetë i riu ndërroi jetë në spital, pasi qëlloi veten me të njëjtën armë që vrau efektivin, pas 6 orësh në arrati nga forcat RENEA dhe FNSH. Teksa Report TV po ndiqte live hap pas hapi operacionin, 21-vjeçari bënte përpjekjet e fundit për t’iu shmangur fatit që tashmë vetë e kishte shkruar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, siç u pa në pamjet e sjella nga Report Tv, por gjendja e tij ishte e rënduar, për pasojë i intubuar u dërgua drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore. 21 vjeçari ka qëlluar veten me pistoletë në fyt.
Ngjarja e rëndë nisi me vrasjen e Hoxhës në orën 10:30 në zonën e kenetës “Laguan Vain. 4 policët, mes tyre edhe Saimir Hoxha, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike u përballën me autorin, pasi ishin në inspektim për parcelë droge. Rrugës nëpër kënetë, përballë u shfaqet makina ku ishte 21 vjeçari i cili qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ishull Lezhë, bashkë me 3 shokët e tij. Efektivët e policisë ua kanë bërë me dorë që të ndalojnë makinën, por ata s'e kanë bërë një gjë të tillë. Kur nënkomisari Hoxha dhe bashkë me efektivët e tjerë i kanë bërë postbllok makinës, Aldi Rama shtiu me armë drejt tyre. Plumbi zuri nënkomisarin Hoxha kurse efektivët e tjerë ranë në kanal. Aldi Rama ka mundur të largohet me shpejtësi në mes të pyllit, kurse policia mundi të arrestojë dy personat që ishin në makinë me Aldi Ramën në momentin e ngjarjes, Kristian Sherrin dhe Armando Markun. Ndërkohë raportohet se në makinë ka qenë dhe një person i katërt, i cili është ende në arrati.
Saimir Hoxha, 44 vjec baba i dy fëmijëve, vëllai i kryegjyqtares së Pukës, mori një plumb vdekjeprurës në krah të majtë të zemrës dhe megjithëse u dërgua në spital nuk mundi të mbijetoi. Policia vuri si shpërblim për këdo që dërgonte informacion mbi vendodhjen e autorit, 20 mijë euro. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat RENEA dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj. Në mbështetje të forcave këmbësore, shkuan edhe dy helikopterë. Dyshimet e para ishin se i riu u fsheh në një vilë në mes të Vainit, por policia nuk e gjeti aty. 2 persona të tjerë janë arrestuar për këtë ngjarje, të cilët kanë qenë në automjet me autorin e krimit.
Aldi Rama ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish parë mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Report Tv ka zbardhur dëshminë e babait të një prej personave që ishte në makinë me Aldi Ramën në momentin kur ky i fundit qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë. Babai i Armando Markut, i cili u arrestua sot, ka deklaruar se në automjet ishin 4 persona dhe se njëri prej tyre është ende i lirë. Sipas tij, ky person i ka vënë armën në kokë Aldi Ramës dhe djalit të tij që të mos ndalonte makinën, kur i ka dalë përballë postblloku i policisë.
Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Ai thotë se kanë pasur informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrri dhe i kanë bërë postbllok makinës së Aldi Ramës së bashku me shokët e tij. Të gjithë policët i kanë dalë para makinës, por Aldi Rama nuk ka ndaluar. 21 vjeçari ka qëlluar në drejtim të tyre dhe plumbat kanë kapur efektivin Hoxha, kurse policët e tjerë kanë përfunduar në kanal.
"Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal", tha ai.
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme 2 personat të cilët ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, në momentin kur ky i fundit qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha. Kristian Sherri dhe Armando Marku, u shoqëruan menjherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa mbëmjen e sotme iu komunikua arresti. Të tre të rinjtë rezultojnë përdorues hashashi dhe të përfshirë në trafik droge. Ndërkohë nga hetimi paraprak rezulton se kolegët e Saimir Hoxhës kanë qëlluar 9 herë ndaj Ramës, i cili arriti të largohej. Ndërkohë nga hetimi paraprak rezulton se kolegët e Saimir Hoxhës kanë qëlluar 9 herë ndaj Ramës, i cili arriti të largohej. Në momentin kur ndodhi ngjarja, Saimir Hoxha shoqërohej nga 4 kolegë, të cilët menjëherë kanë kërkuar ndihmën e FNSH, kanë neutralizuar 2 shokët e autorit dhe më pas kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë nënkomisarit, duke bërë që Aldi Rama të largohej.
Aldi Rama, autori 21 vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë, gjatë operacionit për kapjen e tij mësohet se e ka qëlluar veten me pistoletë në fyt dhe plumbi i doli përtej. Autori ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma dhe shpresat që të mbijetojë janë shumë të pakta.
Policia e shtetit ka sjellë një video me pamje të operacionit nga toka dhe ajri për gjetjen e 21 vjeçarit Aldi Rama, autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Aldi Rama u gjet pas 6 orësh kërkime nga RENEA. Ai kishte qëlluar edhe veten me armë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.
21 vjeçari Aldi Rama autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, nga urgjenca e Lezhës ku ishte i intubuar dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pasi qëlloi veten me armë gjatë operacionit për kapjen e tij. Në video shihet momenti kur ai mbërrin te Trauma.
LEZHË- Ky është momenti kur 21 vjeçari Aldi Rama autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ka mbërritur në urgjencën e spitalit rajonal Lezhë, pasi gjatë aksionit të policisë për kapjen e tij ai ka qëlluar edhe veten me armë. I riu është pa ndjenja dhe ka marrë plagë të shumta. Bluzat e bardha kanë ndërhyrë menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë por gjendja e tij është kritike. Autori ka dëmtime edhe në kokë.
Report Tv ka mësuar se SHÇBA ka nisur hetimin për veprimet e policëve para dhe pas vrasjes së efektivit Saimir Hoxha. Kjo sepse në operacionin për kapjen e Aldi Ramës, kanë qenë një grup i përbërë prej 4 personash, mes tyre edhe Saimir Hoxha, i cili u ekzekutuar nga 21-vjeçari.
Cili ishte reagimi i efektivëve të tjerë të policië pasi ekzekutimit të kolegut të tyre, pse nuk arritën që ta arrestonin në flagrancë, si arriti Aldi Rama që t'u ikte...pikërisht këto dhe disa pyetje të tjera priten që të marrin një përgjigje nga hetimi i SHÇBA-së.
Report Tv sjell videon nga vendi i ngjarjes, ku u gjend në gjendje të rëndë, Aldi Rama, i cili më herët vrau efektivin e Policisë, Saimir Hoxha.Në vendngjarje janë dy ambulanca, të cilët po bëjnë të mundur transportimin e tij drejt spitalit.
Autori i vrasjes së efektivit në Lezhë , arrestohet i plagosur Aldi Rama! Tentoi vetëvrasjen. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se ai ka qëlluar 2 herë veten e tij. Ai është plagosur, e ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet se 21-vjeçari është në gjendje shumë të rëndë për jetën.
"Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në "Lagunen Vain".
Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular", njofton Policia.
Aldi Rama, 21-vjeç, po kërkohet 'këmba-këmbës" nga forcat e policisë pasi është autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Saimir Hoxha. Forca të shtuara të policisë dhe një helikopter janë duke kërkuar për kapjen e tij.
Por ndërsa tani Aldi u shfaq si autori i një krimi tejet të rëndë, vite më parë ai ka pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit ka bërë foto me të pranishmit gjatë një vizitë në Lezhë në vitin 2016 dhe kur Aldi Rama ishte adoleshent.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shefi i Krimeve që ka qenë bashkë me efektivin e vrarë gjatë operacioni, mësohet të jetë shprehur se: se kishin informacion se autori Aldi Rama shoqërohej me, Xhulio Vokrrin që kish plagosur më herët Paulo Bushin (Ndoj), 25 vjeç, ngjarje e ndodhur më 17 shtator në Manati të lezhës.
Pra policia shkoi të arrestonte Xhuli Vokrrin.
21-vjeçari Aldi Rama është identifikuar si autor i vrasjes se nënkomisarit të Policisë Lezhë, Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në Vain të Lezhës.
Po kush është Aldi Rama?
I riu, i cili po kërkohet 'këmba-këmbës' nga forcat RENEA në zonën e Vainit në Lezhë, është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012. Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për të parë i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin. Ai u akuzuar për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte. Ai gjithashtu u kallëzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike, por që më pas kjo çështje u pushua nga gjykata. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta
Oficeri i policisë, Saimir Hoxha shefi i krimeve dhe një efektiv tjetër i Lezhës, i janë afruar makinës së autorit, për të ushtruar një kontroll mbi bazën se kanë të bëjnë me një person të dyshimtë, por menjëherë ka qëlluar Aldi Rama duke lënë të vdekur policin. Oficeri i policisë ka qenë me jelek identifikues të punonjësit të policisë, por jo me antiplumb.
Autori është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, ka braktisur makinën rreth 1 km nga vendi ku qëlloi. Forcat RENEA kanë lokalizuar autorin në zonë dhe me mjetet speciale, një helikopter që patrullon gjatë gjithë kohës në zonë dhe një qen special po punon për kapjen e 21-vjeçarit, ndaj të cilit është vënë edhe një shpërblim prej 20 mijë euro kush jep informacione për të.
RENEA po vijon kontrolle të imtësisht madje me forcat e saj më speciale për kapjen e 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha. Report Tv është e pranishme me kamerat e saj gjatë aksionit të policisë, ndërsa është edhe lokalizuar pasi ai ka qëlluar me armë drejt helikopterit që po patrullon në zonën e Vainit të Lezhës
Burime për Report Tv ka bërë me dije se policia ka lokalizuar vendin se ku ndodhet autori i vrasjes së policit 45-vjeçar, Saimir Hoxha.
Aldo Rama është larguar nga makina e tij, të cilën e braktisi 1 km larg vendngjarjes.
Policia vendos 20 mijë euro shpërblim për këdo qytetar që jep informacion për vendndodhjen e autorit.
"Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën. Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.
Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853", thuhet në njoftimin e policisë.
Të tjera detaje mësohen nga ngjarje e rëndë që tronditi Lezhën paraditen e sotme. Autori 21-vjeçar i vrasjes së oficerit të policisë ka braktisur makinën e tij vetëm 1 kilometër nga vendi i ngjarjes.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shikohet se si helikopteri i Ministrisë së Brendshme patrullon në Ishull Lezhë në kërkim të autorit.
Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e efektivit, ku autor është identifikuar Aldo Rama, 21 vjeç , i cili ka qenë i dënuare dhe më parë për drogë.
"Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale", thuhet në njoftimin e policisë.
Aldo Rama, personi që shihni në foto, është autori i dyshuar për vrasjen e oficerit të policisë sot në Lezhë gjatë një operacioni anti kanabis. Autori është në kërkim.
Report Tv ka siguruar një foto të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra ditën e sotme gjatë një aksioni të RENEA-s anti-kanabis në Lezhë. Nën komisari Saimir Hoxha, 45-vjeç, ka qenë me 4 kolegë të tij kur kanë ndaluar një automjet i cili dyshohet me targa të vjedhura dhe i kanë bërë me shenjë të ndalojnë. Ata kanë hasur menjëherë me të shtënat e armëve nga makina. Autori Aldo Rama 21 vjeç ka qenë në makinë, jashtë banesës së tij. Autori ndodhej në masë arresti në shtëpi për drogë.
Dy viktima. Dy humbje jete qe mund dhe duhej te evitoheshin. Si bashkesi, si shoqeri shqiptare qe delegon pushtet tek strukturat shteterore, kemi pergjegjesi te plote per jeten dhe mireqenien e cdo anetari te grupit, perfshi ketu edhe elemente me probleme di Aldo, ndjese paste. Besoj se transparenca e plote mbi te gjithe ngjarjen eshte detyrim ligjor dhe moral ndaj nesh. Per cfare operacioni policor behej fjale egzaktesisht? Pse efektivi qe ra deshmor ndodhej aty ku ndodhej? A eshte zhvilluar puna e policise sipas rregullave qe parashikojne raste si keto? Pse efektivi i policise qe ra deshmor nuk ishte i pajisur me mjete mbrojtese, si jeleku antiplumb? Pse ai dhe koleget e tij nuk ishin te pajisur me arme zjarri automatike, me te cilat mund ti ishin kunderpergjigjur zjarrit te banditeve? Aldo qelloi per te vrare, apo ishte plumb qorr? Kur u rrethua, a u menaxhua operacioni i kapjes me negociator, per te ruajtur jeten e te rrethuarit dhe ate te forcave te rendit? A ishin oportune deklaratat e ministrit te brendshem per ndeshkimin e "dores se zeze" te krimit, nderkohe qe operacioni ishte ende ne vijim dhe dinamikat per tu sqaruar? E shume e shume pyetje te tjera si keto, presin pergjigje nje ore e me pare.
PërgjigjuMe beri pershtypje deklarata e babait te A.Markut,kur thote qe ne makine ka qene nje person i katert qe i paska vene armen ne koke Aldi Rames qe te mos ndalonte.N.q.s.shoket e tij u arrestuan menjehere dhe sipas rregullit kontaktet e vetme qe duhet te kishin te arrestuarit, duhet te ishin policia,hetuesia,avokatet dhe informacioni i hollesive te ngjarjes duhej te ishte sekret per ceshtje hetimi,si ka mundesi qe babai ditka hollesi te tilla?!
PërgjigjuNje hero me shum! Dora e zeze e vrau!? Keshtu u katandis ky vend. U shthur sepse te gjithe militant partije edhe behet cfare thot I madhi ndryshe iken nga posti I punes... Nje rrumpalle e keq organizuar ,se si starton cdo mgjs ky komb katrahure e gjalle me nje rend rraga zhdraga vazhdon te mbijetoj akoma kohes... Njerezit profesioniste u larguan erdhen afganet sepse Jan qokat qe Ben sovrani! Nga kampi tjeter nje fallcitet bastard per deklarata ordinere me tendera miliarda euro denoncohen edhe asgje nuk behet .te gjithe keto gjera sjellin percarje ne institucione duke marre nga rruga e futi ne professione specifike! Pa plan pa test rrumpalle! Vritesh pastaj nga nje 21 vjecar e degjon lloj lloj teorish qe shpikin mendimet e varferuara me Vizion zero Sipas logjikes se kalbur... Cuditem me deklaratat ska hashash ska kanabiz edhe e bukura vriten edhe ato qe nuk duhet ta lejojne kete gje... Mungesa e profesionalizmit edhe keto vrimat e vockla sjellin pasoja fatale per kete komb... Nje komb qe nuk ka nje shoqeri civile te paster qe te ngrihet per nje kauze ne te mir te komunitet... Habitem me faktin e ketyre artikujve llaç qe Jan bere pjese e perditshmerise tone! Jan dy jete te ikura DËm sepse nje sovran Ben cfare I do mendja edhe nje opozite sterile pa farë trashegimie edhe nje komb ne kaus qe mbijeton cdo dit me keq... Se kur do plasi ky komb un nuk kam per ta kuptuar ndonjehere per te drejtat e Tij legjitime... Gjithsesi ndjese per kedo ka humbur jeten per kete komb te ndyre! Ndjese edhe per ate jete te shuar ne kulmin e Tij sepse nje shtet qe duhet te kordinatoi cdo situat te kendshme apo te pakendshme duhet te jete prezent nuk egziston. Ngushellime!
Policia shqiptare eshte jo e organizuar. Pa plane detajuese,pa shkembim informacioni dhe qe e ben me te pakuptueshme eshte se nuk kane durim.Po te kishin durim dhe te ulenin e te analizonin veprimet qe do benin,sot ai polici qe u vra do ishte prane familjes e femijeve te tij. Ngushellime familjes se te ndjerit.
PërgjigjuTre efektive policie nder te cilet dy oficere me grada, pa shenja identifikuese te policise paskan marre informacion per nje parcele dhe me iniciative personale kane marre rrugen te "asgjesojne 100 rrenje canabis" dhe ne kthim kane rastisur 500m larg vendparceles me te akuzuarit!!! Mua mduket histori shume e bukur per skenar filmash. Po si mor paska shku inspektori zones, shefi dhe zv.shefi krimeve per me shkul 100 rrenje kanabis?? Ne asnji cep te rregullores se operacioneve te policise nuk shkruan qe per asgjesime ose per operacione antidroge na dilka shefi krimeve vet i trete. Jo zotni jo, ngrihet grup inspektimi me inspektore antidroge me opgj dhe efektive te tjere sepse ajo parcela qe thote ky shefi krimeve duhet dokumentuar, skeduar, analizuar dhe minimalisht duhet te jene 7-10 persona, dhe jo shefi krimeve te marri iniciative sepse nuk eshte policia shtetit subjekt privat. Pse duhet te nxitohet ministri ta shpalle deshmor atdheu viktimen pa u zbardh akoma ngjarja?? Per nji fakir 70 vjecar ne fushkruje qe u kap ne flagrance duke vaditur 28 rrenje canabis u aktivizuan 15 efektive nga ku gjysma ishin te antidroges, kurse per nje parcele me 100 rrenje sipas shefit te krimeve na u dashkan tre vete dhe per me shume pa jeleket identifikues me logon "policia". Po nqs ajo parcele do kishte pas roje e di ai shefi i papergjegjshem i krimeve se tani do kishim 3 efektive te vdekur?? Personalisht jam per arrestimin e efektiveve qe kane shku pa asnji lloj plani pune, per shperdorim detyre, moszbatim i rregullave per policine dhe pse jo shtyse ne vrasje per shkak te detyres. Mendoj se jemi ne kohet kur sduhet te egzistoje me eprori injorant. Gjithesesi ngushllime familjes
PërgjigjuAnalise e thjeshte dhe shume e drejte. Fatekeqesisht ne kete operation te krijohet pershtypja se policet kane shkuar per te marre perqindjen, dhe diçka nuk ka shkuar si duhet.
Rast i mire per te ushqyer idene shkaterruese se Shqiperia ka marre fund, se ketu s'ka shpres, se Shqiperia duhet te shpopullohet. Besimi te shteti duhet sabotuar. Sot kemi nje super ofert: 3 kocka shtes per cdo shqipfoles (pavaresisht nese je shqiptar qe urren qeverine aktuale, ose nese je i ndonje etnie joshqiptare dhe urren kombin shqiptar) qe e shfrytezon kete lajm per te ushqyer pesimizmin.
PërgjigjuPike se pari ngushellime familjes. Mbi rrjedhen e ngjarjeve deri tani po informohemi nga mediat, por me aq sa kuptoj si efektiv i njesise operacionale qe jam, dy koleget kane bere veprime te pakuptimta per ndalimin e nje personi ne kerkim!!! Te arrestosh dike ne kerkim ne radhe te pare perpunohet informacioni dhe pastaj organizohet operacioni me efektive te operacionales meqe subjekti eshte person me rrezikshmeri, pra nuk del shefi i krimeve me zevendesin, dhe jo vetem ne kte rast po ne asnje rast, sepse fuksjoni qe kane nuk i lejon te dalin te bejne manovra te tilla. Duke marre shkas nga rrezikshmeria e personit koleget duhet ne rast informacioni flagrant, duhet te njoftonin urgjentisht grupet e gatshme. Nese do qendroje versioni paraprak per nji kontroll parcelash me kanabis, atehere cpune ka shefi i krimeve te dale te gjurmoje parcela?? Sepse arsyeja te con tjeterkund ashtu si ndodh rendom ne shume fshatra apo zona te humbura: Gjobevenije. Mgja gjithcka ja leme hetimeve por ndjej keqardhje sesi jane graduar shume efektive qe nuk dijne as te pastrojne pistoleten e sherbimit dhe cuditerisht jane komisare apo grada te peraferta. Si efektiv policie uroj qe te zbardhet e verteta ashtu sic eshte dhe sdo jete cudi nese ai palo shef krimesh qe kryen funksjonin ne Lezhe te arrestohet. Le tja leme hetimeve fjalen dhe mos te viktimizojme apo heroizojme askend
PërgjigjuAndi te uroj shendet dhe pune te mbare ne kete profesion te veshtire qe keni.Per mendimin tim jo e jam ekspert thjesht jap mendimin tim.Djaloshi qenka i denuar para 3 vjetesh qe ketu duhet ta kapim ne si shoqeri.Si ka mundesi nje person qe ka kaq vepra penale qe ne adoleshence te qarkulloji si nje njeri normal?
Analiza jote esht perfekte. Policia e rrethit lezhe eshte e kalbur
Oh koha e djallit se çfare po i ben njerezise... Çunake nga 1 meter e gjysme, pa shkolle, pa pune, pa qellim ne jete, sillen kot neper drogra e neper klube e me teneqe me rrota e me arme e drogra e alkolra e i gjuajne pa ju dridhur dora policit te pare qe i shfaqet ne horizont?!!.... E policet e shkrete te pambrojtur e te terrorizuar nga medemek 'te drejtat e njeriut' e pallavrat si 'liria e fjales', kane frike te nxjerin pistoleten e te qellojne (te pakten sa per vetembrojtje). Rrezik qe shteti i dhjere, ja ka hequr fare e s'kane as pistolete... (ose i kane fallco, sa per tu dukur se i kane)... Ore 'popoli di albanesi', po behuni njehere njerez, vetm nje here te pakten ne jeten tende te sikletshme e te katranosur ne balte e llum e merrni guximin e çohuni te kerkoni "DENIMIN ME VDEKJE" te te gjithe horrave me kollaro e pa kollaro, hajdute, grabites e vrases, drogaxhinj e mashtruesa, vagabonde e parazite. Po behu vetem nje here BURRE o 'popoli di albanesi'... Te pakten per te ruajtur Ekzistencen dhe Mbijetesen ne kete kaos e rrumpalle te djallit e te mizerjes. Behu Vetem Nje Here Ne Jeten Tende, Vetem Nje Here.
PërgjigjuNese don denim me vdekje pse nuk shkon te jetosh ne avganistan ose diku tjeter ne shtetet islamike. Ne shqipri ska vend per keto lloj denimesh kapitale.
Ky vret policin ndersa polici vrau te birin e botes pas shpine dmth ska lidhje fare kush vret dhe pse vret.Ne shqiperi ka vdekur shpresa ska shtet ka vetem grupe mafioze e kriminale qe bejn ligjin e me te fortit me popullin e pashkolle dhe te uritur e droguar.Aty ka nevoje per shume edukim shkollim dhe mundesisht ne shqip se perndryshe aty do ju duket mire 50 vjet diktature njerezve me ca po jetojne tani.