Bajram Tusha

Ishte në 'arrest shtëpie' për përdhunimin ndaj të miturës në Sarandë, Bajram Tusha largohet nga banesa

21 Prill 2022, 13:44| Përditesimi: 21 Prill 2022, 13:52

  • Share

Bajram Tusha, 72 vjeçari që akuzohet për abuzim seksual me një 17-vjecare në Sarandë ka shkelur masën e sigurisë të arrestit shtëpiak. Forcat blu kanë konstatuar se është larguar nga banesa ku qëndronte.

Më 16 nëntor të vitit 2020, Gjykata e Sarandës zëvendësoi akuzën nga marrëdhënie seksuale me të mitur, në ngacmim seksual në të mitur dhe ka zëvendësuar masën e sigurimit për të nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtepie”.

Kjo ngjarje ka shumë mistere brenda saj, për shkak se në një rrëfim ekskluziv që Report Tv pati me nënën e vajzës, ajo hodhi poshtë pretendimet duke thënë se 17-vjeçarja është manipuluar nga i dashuri i saj për të sajuar gjithë historinë. 17-vjeçarja është pajisur me një urdhër mbrojtje nga gjykata ku ndalon prindërit e saj të kontaktojnë atë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?