Natën e festimeve për 'Scudetton' e katërt të Napolit, në Casalnuovo, rreth mesnatës, karabinierët arrestuan një 25-vjeçar vendas për shmangie nga policia. Tifozi, me fytyrën e mbuluar po përpiqej të përzihej me turmën që ishte në shesh në qendër të qytetit gjatë festimeve.
Karabinierët e njohën dhe 25-vjeçari u përpoq t'i shpëtonte arrestimit. Pas një përleshjeje të shkurtër, ai u arrestua dhe u transferua në qelitë e paraburgimit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Napoli e gdhin në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion! Qyteti 'zbardhet' nga fishekzjarret, dhunë dhe 39 të plagosur
S.Dh/ReportTv.al
