Sport

Ishte në fushë më 14 tetorin e 2014, Mitrovic në Tiranë: Me Shqipërinë kam kujtime të mira dhe të këqija (VIDEO)

6 Qershor, 17:55| Përditesimi: 6 Qershor, 19:32

  • Share

 

Përkrah trajnerit Dragan Stojkovic në konferencën për mediet në Tiranë foli edhe sulmuesi i Serbisë, kapiteni Aleksandër Mitrovic, i cili ishte në fushë edhe në ndeshjen e famshme të 14 tetorit 2014; ku ekipi shqiptar u dhunua në fushë nga huliganët serbë.

"Kam dy kujtime nga ndeshjet me Shqipërinë, një të keq dhe një të mirë. Në Beograd pas asaj që ndodhi dhe në Elbasan ku fituam. Ka kaluar shumë kohë, brezat kanë ndryshuar si te ne, ashtu edhe ata, por ekipi kuqezi ka cilësi dhe meriton respekt. Por ne në fushë zbresim për fitore dhe jo rezultat tjetër, qoftë Shqipëria, apo Anglia, Brazili e Argjentina. Duam kualifikimin, por duhet të jemi perfekt. Fokusi im është vetëm fusha dhe jo ajo që ndodh përreth", tha Mitrovic.


Lajmi kryesor:

Trajneri Stojkovic uron Bajramin para medieve në Tiranë: Shqipëria ka trajner dhe lojtarë shumë të mirë, Serbia ka ardhur për tri pikë


S.Dh/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?