TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Skuadra serbe mbërriti këtë të premte në Tiranë, ku u akomodua pas mesditës në hotel. Pas një pushimi prej disa orësh, ekipi i Serbisë iu drejtua stadiumit "Arena Kombëtare" ku në orën 17:30 trajneri Dragan Stojkovic doli para medieve dhe së pari uroi të gjithë ata që festojnë Bajramin.
‘’Pikë së pari urime të gjithë atyre që festojnë Bajramin’’, tha Stojkovic në fjalën hapëse.
‘’Shqipëria? E kemi studiuar mirë ekipin e Shqipërisë siç kanë bërë edhe ata me ne. Ka një skuadër shumë të mirë, e tregoi këtë duke u kualifikuar në Europian. Shqipëria ka një trajner të shkëlqyer dhe lojtarë shumë të mirë si Broja, Manaj, Hoxha, Laçi apo Asllani. Duhet të bëjmë shumë kujdes. Të tregojmë përqëndrim maksimal dhe të mos gabojmë sepse ata janë të rrezikshëm dhe dinë si të të ndëshkojnë.
Me të vërtetë mendoj që për atë që është luajtur në Europian, e kanë merituar. Kanë agresivitetin në fushë, për atë arsye të gjejmë ne një zgjidhje. Kam thënë për lojtarë që janë me kualitet, Strakosha i shkëlqyer, Gjimshiti. Ato që duhet të dinë lojtarët tonë, i kemi ndjekur në video, i kanë parë informatat e sakta. Besoj edhe ato kane bere të njëjtat përgatitje si natyra jonë.
Sa i përket rezultatit, nuk llogaris asgjë, do fitojmë aq pikë sa meritojmë dhe kemi ardhur në Tiranë për fitore dhe jo për barazim. Kemi bërë çmos vetëm për fitoren.
Politika? Nuk po mendoj në temën e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Jam i kënaqur me lojtarët si janë sjellë në fushë. Do të presim edhe stërvitjen sot. Nëse do jetë gjithçka në rregull, formacioni do jetë ai që kam në kokë.
Për ta mposhtur Shqipërinë, duhet të jemi shumë të mirë. Është e qartë dhe e thjeshtë. Nuk mund të fitojmë nëse nuk luajmë mirë’’, tha trajneri i Serbisë.
Përkrah trajnerit Dragan Stojkovic në konferencën për mediet në Tiranë foli edhe sulmuesi i Serbisë, kapiteni Aleksandër Mitrovic.
"Kam dy kujtime nga ndeshjet me Shqipërinë, një të keq dhe një të mirë. Në Beograd pas asaj që ndodhi dhe në Elbasan ku fituam. Ka kaluar shumë kohë, brezat kanë ndryshuar si te ne, ashtu edhe ata, por ekipi kuqezi ka cilësi dhe meriton respekt", tha Mitrovic.
Kjo do jetë ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me tanët që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë. Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e nesërme është debutuese për ta në këtë grup. Megjithëse ndeshja luhet në Tiranë, kompanitë e basteve shohin më të favorizuar ekipin serb për të fituar.
Në total, hiq fitoren 0-3 në tavolinë të Shqipërisë (14 tetor 2014), Serbia na ka mposhtur pesë herë dhe skuadrat në një rast janë ndarë në barazim. Katër gola ka shënuar ekipi ynë, kundrejt 15 të pësuarve.
Renditja në Grupin K
Në fundin e konferencës për mediet në Tiranë, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic ka folur shqip, duke sjellë habinë e gazetarëve.
Menjëherë pas mbylljes së konferencë për shtyp, ai ka folur në gjuhën shqipe duke thënë: “Faleminderit shumë”.
Përkrah trajnerit Dragan Stojkovic në konferencën për mediet në Tiranë foli edhe sulmuesi i Serbisë, kapiteni Aleksandër Mitrovic, i cili ishte në fushë edhe në ndeshjen e famshme të 14 tetorit 2014; ku ekipi shqiptar u dhunua në fushë nga huliganët serbë.
"Kam dy kujtime nga ndeshjet me Shqipërinë, një të keq dhe një të mirë. Në Beograd pas asaj që ndodhi dhe në Elbasan ku fituam. Ka kaluar shumë kohë, brezat kanë ndryshuar si te ne, ashtu edhe ata, por ekipi kuqezi ka cilësi dhe meriton respekt. Por ne në fushë zbresim për fitore dhe jo rezultat tjetër, qoftë Shqipëria, apo Anglia, Brazili e Argjentina. Duam kualifikimin, por duhet të jemi perfekt. Fokusi im është vetëm fusha dhe jo ajo që ndodh përreth", tha Mitrovic.
Komente
